Flash News

E-TJERA

Dueli që vendos titullin, Manchester City dhe Arsenal ndeshen për “fronin” e Premier League

Dueli që vendos titullin, Manchester City dhe Arsenal ndeshen për

Manchester City-Arsenal është kryendeshja e javës në Angli dhe që do të vendosë me shumë mundësi se kush do të fitojë Premier League. Të dyja skuadrat ndahen me vetëm 5 pikë nga njëra-tjetra edhe pse City ka 2 ndeshje mangut për të luajtur.

Manchester City vjen me moralin lart pasi është kualifikuar për në gjysmëfinale të Champions League, ku është favorit për të fituar trofeun.

Megjithatë Premier League është një objektiv kryesor, aq më tepër që kanë në skuadër goleadorin e kampionatit, Erling Haaland. Norvegjezi ka shënuar 32 gola në Premier League, por nuk ka ndërmend të ndalet dhe në sfida të rëndëishme si kjo, ai ka arritur të jetë deçisiv gjithmonë.

Arsenali nga ana tjetër ka zhvilluar një sezon mjaft pozitiv, por tre barazimet e fundit në kampionat, kanë bërë që tifozët të frikësohen për një rënie të skuadrës. “Topçinjtë” nuk e fitojnë Premier League-n prej vitesh dhe ky është momenti i duhur për t’i vënë kapakun.

Ndeshja fillon sot në orën 21:00.

Të fundit