Flash News

E-TJERA

“Duhet destabilizim si zgjidhje”, Bushati: Nuk shkohet te Rama si ‘cjapi te kasapi’

“Duhet destabilizim si zgjidhje”, Bushati: Nuk shkohet te Rama si

Analist Andi Bushati mendon se e vetmja mënyrë që të shkohet në zgjedhje të lira dhe të ndershme është destabilizimi i atij që ai e quan regjimi i Edi Ramës.

I ftuar në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania, Bushati u shpreh se problemi kryesor nuk është gjendja e PD, por regjimi i instaluar, që sipas tij në çdo rast do t’i blejë ose do t’i vjedhë zgjedhjet.

“Jam i bindur sot se PD e Berishës nëse shkon me kandidatët më të mirë, me programin më të mirë do qajë si PD e Bashës, se do ua blejnë dhe vjedhin votat. E kotë të ushqesh iluzion demokratik në një regjim që SPAK e përdor si do vetë, mediat i ka blerë. Merr programin më të mirë dhe përdore si letër higjienike, do i blejë Veliaj votat.

Puna është a jemi ne shqiptarët në gjendje të destabilizojmë një regjim para zgjedhjeve lokale. Basha e thoshte mirë që s’mund të shkohet me Edi Ramën në zgjedhje; është si shkosh te cjapi te kasapi”, shtoi Bushati.

Të fundit