Flash News

E-TJERA

“Duhet të pushosh, të më dëgjosh mua”, Luarasi debat me pastorin për emigrantët: Populizëm i ulët

“Duhet të pushosh, të më dëgjosh mua”, Luarasi

Pastori Akil Pano mendon se marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët e huaj është “një kalë Troje”.  

Por për pedagogen Iris Luarasi duket se ka qenë surprizues qëndrimi i pastorit.

Të ftuar në Opinion, Luarasi tha se nuk e priste këtë qëndrim ndaj emigrantëve dhe se nuk e kishte parë pastorin ndonjëherë me një profil politik.

Pjesë nga debati: 

Pastori Akil Pano: Unë e shikoj një kalë Troje që në mes të një nate të bukur hapen portat e qytetit dhe nuk disktuohet për 3600 në muaj, 36.000 në vit thotë meida italiane refugjatë të cilët vijnë nga vendet e Afrikës. Por ideja që duke pasur parasysh që kjo marrëveshje apo ky protokoll ndodhi në obskuritet të plotë.

Iris Luarasi: Ishte shumë surprizuese ta shikoje pastorin në profilin e tij politik sepse nuk e kisha parë ndonjëherë në studio me një profil politik. Nuk do e prisja nga një pastor të kishte këtë qëndrim ndaj emigrantëve.

Blendi Fevziu: Prandaj ka ardhur pa Biblën sot.

Iris Luarasi: Kjo është e para sepse mendoj se çdo njeri që merret me fenë dhe me të drejtat e njeriut, mendoj që kjo është e vetmja gjë… Unë kam ardhur këtu që të dëgjohem.

Akil Pano: Ky lloj populizmi kaq i ulët nga zonja Luarasi, nuk shkon.

Iris Luarasi: Unë kam ardhur këtu që të dëgjohem dhe ti ke ardhur këtu të dëgjohesh.

Akil Pano: Populizëm të kësaj natyre dëgjojnë ato 1 milionë shqiptarë që janë përzënë nga Shqipëria në 10 vitet e fundit.

Iris Luarasi: Ti duhet të pushosh që të më dëgjosh mua.

Akil Pano: Kursejani shqiptarëve populizmin që po përdorni.

Iris Luarasi: Populizmin po e shikoj këtu se në momentin që fillon dhe bëhet si trend kjo pjesa e të djathtës ekstreme për të sulmuar dhe për të menduar që të gjitha të këqijat në botë na vijnë nga refugjatët, kjo është patjetër një formë populizmi, e kupoj shumë mirë. Mua nuk më shkon të merrem me këtë lloj populizmi

Të fundit