Flash News

E-TJERA

Duka kundër vetting-ut të politikanëve: Çfarë jemi ne, armik i popullit?

Duka kundër vetting-ut të politikanëve: Çfarë jemi

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka deklaroi se nuk është njohur më parë me propozimin e PD-së për një vetting të politikanëve. Si aleat i kreut të opozitës Lulzim Basha, Duka mohoi të jetë vënë në dijeni ose të jetë pyetur lidhur me çështjen.

I ftuar në studion e 'Quo Vadis' në Vizion Plus, Duka u shpreh se nëse bëhet fjalë për një filtrim të politikanëve, atëherë janë të mjaftueshme institucionet që janë aktualisht.

“Duhet të njihesha me këtë iniciativë, nuk e kam lexuar tamam. Nëse qellimi është për të filtruar deputetët, janë të mjatueshme ato institucione që janë e kjo për mua është e tepërt. Nuk më kanë pyetur nuk janë konsultuar. Ne do shohim dhe do votojmë. Në pamje të parë duket iniciativë e tepërt sepse ne i kalojmë ato filtrat e nevojshme dhe kjo më duket një hallkë e tepërt. Një politikan kalon ILDKP, kalon dekriminalizmin, futin dhe një vetting dhe kjo është e tmerrshme, çfarë është politikani armik i popullit?”, tha Duka.

 

Të fundit