Flash News

E-TJERA

Duka: Zgjedhjet e 2025-ës të mbahen para Samitit të Komunitetit Politik, Rama mund t’i përdorë

Duka: Zgjedhjet e 2025-ës të mbahen para Samitit të Komunitetit

Kreu i PAA, Agron Duka ka folur për mediat pas takimit me presidentin Bajram Begaj për konsultimin për datën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

Duka tha se partitë e vogla opozitare kanë propozuar datën 4 maj, si datën më të përshtatshme për zgjedhjet. Ai u shpreh se zgjedhjet duhet të mbahen para Samitit të Komunitetit Politik Europian, që pritet të mbahet më datë 9 maj në Tiranë, pasi mund të përdoren nga Rama.

“Ne propozuam datën 4. Kushtetuta e përcakton 15 prill-15 maj. Më e arsyeshme për ne është maji, por duke qenë se përflitet që me datë 9 ka një aktivitet me pjesëmarrje të kryeministrave të Europës, kjo mund të ndikojë në zgjedhje dhe mendoj se data 11 është e papërshtatshme.

Besoj do të takojë edhe të tjerët presidenti, por në fund të fundit, ata që do vendosin, dihet se kush janë. Ne kemi dhënë mendimin tonë. Kushtetuta përcakton 4 të diela, data 11 është e përcaktuar në Kushtetutë dhe diskutohet patjetër. Por për shkak se paragjykohet për atë që u thashë, mund të ndikojë edhe në zgjedhje, se i bie të mbyllë fushatën me datë 9 të mbledhë liderët e Europës, të flasë si do ai dhe kjo nuk është normale sipas mendimit tim. Kjo është logjike, ne jemi në opozitë”, tha Duka.

Të fundit