Flash News

E-TJERA

Duke nisur nga nesër ulen temperaturat deri në 6 gradë dhe reshje shiu në gjithë vendin

Duke nisur nga nesër ulen temperaturat deri në 6 gradë dhe reshje

Kjo fundjavë dhe thuajse e gjithë java tjetër është parashikuar nga sinoptikanët me një mot me temperatura të ulëta dhe reshje shiu në gjithë vendin - ndaj nëse keni planifikuar plazh, anulojini planet.

Vjeshta është rikthyer në pranverë, duke rikthyer motin e vrenjtur dhe me shira.

 “Dita e shtunë na sjell rënie të mëtejshme të temperaturave, meqenëse presim sërish vranësira dhe reshje në territorin shqiptar. Maksimumi, gjatë ditës së shtunë parashikohet jo më shumë se 22 apo 23 gradë celcius”, – ka thënë për Tv Klan meteorologia Adiola Bani.

Moti i paqëndrueshëm, herë pas here do të shoqërohet me rebeshe shiu.

“Situata përmirësohet orët e vona të ditës së shtunë duke bërë që e diela të jetë kryesisht me mot të kthjellët për të rikthyer sërish reshjet mesjavën që vjen.”

Pas datës 20 maj, vendi do të përfshihet nga një mot i qëndrueshëm me temperatura të larta, për t’i hapur rrugë edhe fillimit të sezonit turistik në Shqipëri.

 

Të fundit