Flash News

E-TJERA

Dule apel drejtësisë: Hetoni Edi Ramën, po bëhet kasaphanë me pronat në Himarë

Dule apel drejtësisë: Hetoni Edi Ramën, po bëhet

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule është shprehur skeptik ndaj drejtësisë në lidhje me çështjen e dhënies së pronësisë mbi dokumenta të fallsifikuar në Himarë, për të cilën u arrestua Jorgo Goro.

Kësaj çështje i duhet shkuar deri në fund. Është vetëm maja e ajsbergut denoncimi i zotit Beleri. Në lidhje me tjetërsinin e pronave, ka nevojë jetike për transprarencë. Ajo që ka ndodhur me pronat në bregdetin e Jonit dhe, veçanërisht në Bashkinë Himarë në  këto 12-13 vite, është kasaphanë.”- tha Dule në RTSH.

Për të treguar sesi veprohet me dy standarde në Himarë, Kryetari i PBDNJ-së iu referua mënyrës së arrestimit të Goros dhe Belerit.

“Askush nuk e pa arrestimin e zotit Goro, pasi ndodhi në diskrecion të plotë. Ndërsa Beleri transmetohej në kohë reale, një shkelje flagrante e çdo norme të shtetit të së drejtës.  Goros iu dha edhe mundësia të japë dorëheqjen. Përveçse kemi një akuzë ledhatuese, mundësia e dorëheqjes është favori që i krijoi Rama një bashkëpunëtori verbërisht të bindur dhe shërbyes të denjë për interesat okulte të Ramës në Himarë”- u shpreh Dule.

Të fundit