Flash News

E-TJERA

Dumani flet në Gjyq: Talo Çela e vrau Fatmira Dedën kur ajo tentoi të hynte në Garazh

Dumani flet në Gjyq: Talo Çela e vrau Fatmira Dedën kur ajo

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, ka dëshmuar në gjyq se Talo Çela është përgjegjës për vrasjen e Fatmira Dedës në vitin 2013. Sipas dëshmisë së Dumanit, ai ka qenë prezent në vendngjarje dhe ka parë Çelën duke goditur viktimën. Dumani tha se Fatmira Deda ka tentuar të hyjë në garazhin e saj, por u godit nga Çela në momentin që qepen ishte ende i hapur.

Në dëshminë e tij, Dumani ka shpjeguar se vrasja ishte pjesë e një plani të inskenuar, që kishte për qëllim të dukej si grabitje. Ai ka pohuar gjithashtu se roli i Agron Qolit ishte ai i informatorit për këtë krim.

Në seancën gjyqësore, avokati i Dumanit, Ilia Ilia, kërkoi të shfaqen pamjet filmike të vendit të ngjarjes, por kjo kërkesë u refuzua nga gjykata, pasi pamjet nuk ishin marrë në formën e kërkuar nga ligji.

Sipas Dumanit, vrasja ka ndodhur kur ai ishte në afërsi të pallatit ku jetonte Fatmira Deda, ndërsa Talo Çela ka hyrë në garazh me këmbë, duke e goditur viktimën. Vrasja ka zgjatur pak minuta, ndërsa Deda ka mbetur e shtrirë me fytyrë nga shkallët dhe këmbët nga hyrja e garazhit.

Të fundit