Flash News

E-TJERA

Dumani: Gjyqtarët që kaluan vettingun, rrezik për korrupsion

Dumani: Gjyqtarët që kaluan vettingun, rrezik për korrupsion

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka pranuar se në radhët e Prokurorisë së Posaçme ka të korruptuar.

Nga konferenca “Kontributi i Shoqërisë Civile për drejtësi të përbashkët dhe luftën kundër korrupsionit”, Dumani tha se ata gjyqtarë e prokurorë të cilët kanë kaluar vettingun, mbeten shqetësim për korrupsionin.

“SPAK ka marrë në ndjekje penale gjyqtarë, anëtarë të KPA, prokurorë, oficerë të Policisë Gjyqësore. Kemi një numër të madh subjektesh për të cilët kemi ushtruar ndjekjen penale për korrupsionin pasiv të funksionarëve të drejtësisë. Do të vazhdojmë ta bëjmë sa herë të kemi të dhëna që jemi para një vepre penale.

Shqetësimi në vlerësimin e SPAK më i madh nuk janë subjektet e shkarkuara për efekt të procesit të rivlerësimit, por janë ata që kanë kaluar këtë proces dhe vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shkallë të Parë apo në Apel kudo që janë. Fokusi jonë është edhe kjo pjesë. Ky është shqetësimi ynë më i madh se aktualisht ata janë në sistem dhe ka premisa që mund të kryejnë akte korruptive. Është detyra jonë që në çdo rast të ushtrojnë ndjekjen penale”, deklaroi Dumani.

Të fundit