Flash News

E-TJERA

Dumani i rrezikuar nga çështja Balluku? Prençi: Indirekt po, pas saj janë oligarkët më të fuqishëm

Dumani i rrezikuar nga çështja Balluku? Prençi: Indirekt po,

Ish-drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi ka deklaruar se shtimi i masave mbrojtëse ndaj ish kreut të SPAK, ALtin Duman dhe hetuesve të tjerë është bërë për shkak të çështjes së zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

I ftuar në News 24 ai tha se indirekt, Dumani ndihet i rrezikuar pasi pas Ballukut  janë oligarkët më të fuqishëm. 


Indirekt po, ka ndikuar sepse prapa Ballukut janë oligarkët më të fuqishëm”, u shpreh ai.

“Shqipëria ka 35 vite në tranzicion. Pas reformës së re edhe Gjykata Kushtetuese për hir të së vërtetës lë për të dëshiruar. Politika ka çuar edhe Bracen deputet, por ndonjëherë shpërthen ai.

Pra dakord edhe e djathta dhe e majta ka zgjedhur, por në momentin që një jurist vë dorën në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Unë them se gjykatësit sa kohë kanë vendosur dorë në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, dhe janë të ndërgjegjshëm që tranzicioni 35-vjecar ia kanë marrë shpirtin këtij populli duhet t’u dhimbset më shumë Kushtetuta”, shtoi ai. 

 

 

 

Të fundit