Flash News

E-TJERA

Dumani nuk pranon se PS i bën presion SPAK-ut: Orientohemi vetëm përballë ligjit

Dumani nuk pranon se PS i bën presion SPAK-ut: Orientohemi vetëm

Kreu i SPAK, Altin Dumani i ka mohuar akuzat se mazhoranca i ushtron presion Prokurorisë së Posaçme.

Teksa foli në Komisionin e Ligjeve, Dumani u shpreh se SPAK është i shurdhër nga çdo lloj retorike politike dhe se janë përgjegjës vetëm përballë ligjit.

“Lidhur me presionin politik, për t’ua bërë të qartë, ne kemi marrëdhënie institucionale dhe procedurale me të gjithë funksionarë dhe ish funksionarë. Jemi të shurdhër nga çdo lloj retorike politike. Orientohemi dhe jemi përgjegjës vetëm përballë ligjit”, u shpreh ai.

Kujtojmë se vetë Dumani pohoi ndikimin që SPAK ushtron ndaj GJKKO sa i përket vendimeve për seancat gjyqësore, kur tha se vendosin çfarë kërkon Prokuroria e Posaçme.

“…siç e thashë që çdo rast pafajësie është ankimuar nga prokurorët dhe afërmendsh gjykatat vendosin çfarë kërkojmë ne, qoftë edhe në lidhje me deklarimin fajtor të subjekteve që dërgojmë për rigjykim”, tha ai.

Të fundit