Flash News

E-TJERA

Dumani prezanton ecurinë e SPAK në 2022: 4 vendime dënimi për ish-zyrtarë, problem vakancat në BKH

Dumani prezanton ecurinë e SPAK në 2022: 4 vendime dënimi

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka prezantuar para Komisionit të Ligjeve ecurinë e SPAK në vitin 2022.

Dumani tha se në total ka pasur 122 procedime penale dhe 4 vendime dënimi për ish-zyrtarë të lartë. Për procedimet penale, theksoi Dumani, është përdorur edhe metoda e përgjimit.

“Ka një regjistër të dhënash për procedimet penale, po përgatitet rregullorja për sistemin e vlerësimit për oficerët e BKH-së. Në 122 procedime penale janë, rritje pozitive në procedime, 2022 pjesën më të madhe është proceduar përgjimi, 1023 pajisje fundore. Një e dhënë e rëndësishme është rritur gama e databaseve, ku SPAK ka akses të drejtpërdrejtë. 

Kjo është një arritje sepse ne e dimë se sa e dobishme është përshtatja në mënyrë të shpejtë. Po krijon një sistem të brendshëm të menaxhimit, për menaxhimin e informacionit në mënyrë sa më të shpejtë. 4 vendime dënimi për ish zyrtarë të nivelit të lartë, 24 procedime penale për ish zyrtarë të nivelit të lartë, 8 me 8 të pandehur gjyqtarë, 1 me ish deputetë procedim penalë. Në lidhje me rekomandimin e aseteve kriminale, sekuestrohen portofol asetesh si pasuri të paluajtëshme”, deklaroi Dumani.

Kreu i SPAK tha se BKH vijon të ketë ende vakanca në gjyqtarë, konkretisht 3 prokurorë të posaçëm dhe 27 punonjës të administratës civile.

“Në lidhje me rekomandinijm e përmbylljes së plotësimit të vendeve vakante në SPAk dua të them se gjatë vitit 2022 ëhstë përfunduar procesi i rekrutimit të 32 hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke finalizuar në këtë mënyrë, plotësimin e kësaj strukture me emërimin e 60 hetuesve pranë BKH. Sidoqoftë, organika mbetet ende e paplotësuar. Ka ende vende vakante për 3 prokurorë të posacëm dhe 27 punonjës të administratës civile”, tha Dumani.

Të fundit