Flash News

E-TJERA

Dumani publikon raportin e SPAK për 2023-shin: DEA dhe FBI janë atashuar në zyrat tona

Dumani publikon raportin e SPAK për 2023-shin: DEA dhe FBI janë

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, paraqiti këtë të enjte në Këshillin e Lartë të Prokurorisë raportin e punës së SPAK për vitin 2023.

Dumani vlerësoi pozitivisht bashkëpunimin me agjensitë partnere dhe ardhjen e hetuesve të DEA dhe FBI, të cilët janë atashuar pranë zyrave të SPAK.

Dumani tha se vlera e pasurive të sekuestrua dhe konfiskuara gjatë vitit 2023 kap vlerën e 41 mln euro dhe se ka një rritje të procedimeve penale në masën 16% në raport me vitin e shkuar.

“Për institucionin tonë ky është një moment i rëndësishëm, pasi KLP duhet të njihet me punën e bërë nga SPAK në harkun kohor të një viti. Për vitin 2023 veprimtaria ka patur një rritje cilësore e cila është mirëpritur nga shoqëria shqiptare dhe komuniteti ndërkombëtar.

SPAK ka arritur që të krijojë një besueshmëri me institucionet partnere në nivel rajonal dhe më gjerë. Ndër të tjera gjatë këtij viti është për t’u shënuar është dhe nënshkrimi i marrëveshjes mes Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorit Publik Evropian më datë 29.06.2023. Tashmë nga ana tjetër përfqësues të DEA dhe FBI janë atashuar pranë zyrave të SPAK-ut për të koordinuar dhe asistuar më mirë hetimin dhe bashkëpunimin nëpërmjet agjensive ligjzbatuese.

Prokuroria e Posaçme ka vendosur gjithashtu kontakte të drejtpërdrejta me vendet e Amerikës Lartine të cilat do të rrisin gjithahstu forcimin e hetimit të veprave penale në kuadër të krimit të organizuar”, tha Dumani.

Të fundit