Flash News

E-TJERA

Dumani raporton në Komisionin e Ligjeve: SPAK sekuestroi 65.5 milionë euro pasuri në 2024

Dumani raporton në Komisionin e Ligjeve: SPAK sekuestroi 65.5 milionë

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, raportoi sot në Komisionin e Ligjeve mbi rezultatet e institucionit gjatë vitit 2024. 

Sipas Dumanit, gjatë vitit 2024 janë sekuestruar pasuri me vlerë totale prej 65.5 milionë euro, një rritje me 60% krahasuar me vitin 2023.

SIpas tij, pasuritë e sekuestruara përfshijnë prona të paluajtshme, llogari bankare dhe kriptovaluta.

Altin Dumani: Gjatë vitit 2024 SPAK ka patur ndjekjen e rekomandimeve të BE, rezolutës së Kuvendit dhe rekomandimeve prioritare të Këshillit të Ministrave në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit.

Numri i prokurorëve u rrit në 20, u rritën dhe trajnimet ndërkombëtare. U rritën me 8% çështjet në hetim. Në nëntor 2024 u miratua udhëzimi për masat administrative dhe procedura për kryerjen e hetimit pasuror dhe financiar, që i zhvillon paralelisht me hetimin penal. Gjatë vitit 2024, janë sekuestruar 65.5 milionë euro, një rritje me 60% krahasuar me 2023, duke përfshirë pasuri të paluajtshme, bankare dhe kriptovaluta.

 

Të fundit