Flash News

E-TJERA

Dumani rrëfehet në GJKKO: Grabitëm 500 mijë euro në banesën e dhëndrit të Agron Dukës

Dumani rrëfehet në GJKKO: Grabitëm 500 mijë euro në

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka bërë një deklaratë të fortë në seancën e zhvilluar sot në Gjykatën e Posaçme.

Dumani ka folur për një seri krimesh, vrasje e vjedhje, dhe ka pranuar autorësinë e disa prej tyre. Vrasësi me pagesë ka rrëfyer se si grabitën banesën e dhëndrit të Agron Dukës, një shumë prej 500 mijë euro.

Ai ka treguar se grabitja është bërë me mjetin e tij.

“Po në Shijak dhe në Vilbashtovë. Shtëpia ishte e dhëndrit të Agron Dukës sipas Dorian Shkozës dhe kishte mbi 500 mijë euro aty. Grabitja është bërë me makinën time tip ML. I kam heq targat dhe pjesë që të mos dukej se është e imja”, u shpreh ai.

Po ashtu, i penduari i drejtësisë ka rrëfyer edhe njohjen me Talo Çelën dhe Gentian Sharrën, si edhe grabitjen e 8 kg floriri në një argjendari në Elbasan.

 

Të fundit