Flash News

E-TJERA

“Duro, mos më bëj juristin amerikan”, Lela debat me Gjiknurin: S’kam ardhur për të mbajtur qetësi

“Duro, mos më bëj juristin amerikan”, Lela debat me

Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri u përplas me drejtorin e zyrës së shtypit dhe komunikimit në PD, Alfred Lela lidhur me çështjen McGonigal.

Të ftuar në emisionin Now në Euronews Albania, sipas Gjiknurit, nuk asnjë akuzë ndaj asnjë zyrtari shqiptar në dosjen e McGonigal, gjë që është kundërshtuar nga Lela.

“Nuk ka asnjë rregull protokollar që e ndalon Ramën të takohet me një të huaj. Nëse ka ndonjë akt që lidhet apo dyshohet thirret te organet kompetente. Cila është akuza ndaj Ramës? Këtu s’ka akuzë.

Më lexo një vend në aktakuzë që thotë zyrtarët shqiptarë korruptuan zyrtarët e huaj. Mos u merr me gazeta, lexo aktin juridik. Mos më bëj juristin amerikan, dëgjo që të kuptosh nga ana juridike”, iu drejtua Gjiknuri Lelës.

Nuk po bëj juristin amerikan, po bëj të lexuarin. Ti po bën sikur je i palexuar. S’kemi ardhur për të mbajtur qetësi këtu”, u përgjigj Lela.

 

Të fundit