Flash News

E-TJERA

Durrës/ Arrestohen 4 persona për plagosje të rëndë, zbulohet dhe kokainë në banesën e njërit prej tyre

Durrës/ Arrestohen 4 persona për plagosje të rëndë,

Policia ka vënë në pranga 4 shtetas të akuzuar për plagosjen e një personi me sende të forta. Gjatë kontrolleve, në banesën e njërit prej tyre u gjet dhe u sekuestrua një sasi kokaine.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Seksionit për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponja", kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për:

Besim Kërtusha, 32 vjeç
Dalip Kërtusha, 60 vjeç
Qani Sulo, 28 vjeç
Ardit Gjoka, 32 vjeç
Të arrestuarit akuzohen për "Plagosje të rëndë me dashje", kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasit F. Ç., ngjarje e ndodhur më 26 shtator 2024 në lagjen nr. 15 të Durrësit.

Gjatë hetimeve, policia ushtroi kontroll në banesën e shtetasit Qani Sulo, ku u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, e cila u sekuestrua si provë materiale.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.

Të fundit