Flash News

E-TJERA

Durrës/ Autobusi përplaset me bordurën anësore të betonit, plagoset pasagjeri

Durrës/ Autobusi përplaset me bordurën anësore të

Një autobus me pasagjerë është aksidentuar në Durrës.

Autobusi i drejtuar nga P. G., 51 vjeç, është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Për pasojë është dëmtuar pasagjeri B. D., 56 vjeç.

“Rreth orës 04:33, në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin ku devijon rruga për shkak të punimeve, autobusi me drejtues shtetasin P. G., 51 vjeç, është përplasur me bordurën anësore të betonit. Si pasojë është dëmtuar një pasagjer, shtetasi B. D., 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Të fundit