Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Durrës: “Fushatë me tërmetin” si u ndanë 775 milionë lekë dëmshpërblime në një muaj

1 qershor 2021. Një vit e gjysmë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe akoma 1592 qytetarë të Durrësit, emrat e të cilëve u miratuan nga Këshilli Bashkiak për të përfituar grantin e rikonstruksionit për dëmet që kishin në banesa nga tërmeti, ende nuk i kanë marrë paratë. Ata janë në pritje të vendimit të qeverisë për të miratuar fondin përkatës, që kap vlerën 551.800.000 lekë.
Këshilli Bashkiak (KB) Durrës miratoi më datë 14 dhe 20 prill dy lista, (vendim nr.50, ku përfitojnë 1351 qytetarë dhe vendim nr.59, ku përfitojnë 241 qytetarë), me fond dëmshpërblimi respektivisht 459.900.000 lekë dhe 81.900.000 lekë. Emrat u miratuan në pikun e fushatës elektorale. Në mbledhjen e radhës së KB Durrës, e para pas zgjedhjeve, e mbajtur më datë 24 maj, nuk kaloi për miratim asnjë listë tjetër, Nga më shumë se 6000 persona që aplikuan në dhjetor 2020 për përfitimin e grantit, bashkia ka nxjerrë 4294 përfitues.
Bashkia Durrës çoi për miratim në KB gjatë periudhës së fushatës zgjedhore 1592 emra qytetarësh përfitues, ndërsa Thesari kaloi plot 775.182.927 lekë për grantet e rikonstruksionit në qytetin bregdetar në periudhën 25/03/21 – 24/04/21. Kjo shumë parash, më e madhja e kaluar për llogari të një bashkie përgjatë 4 muajve të parë të vitit 2021, u shpërnda tek rreth 2702 familje të Durrësit në harkun kohor të 30 ditëve.
Kalimi i granteve të rikonstruksionit arriti kulmin në fushatë
Në mes të muajit dhjetor 2020 (datë 18), pranë drejtorisë së Rindërtimit në Durrës u rihap për herë të tretë aplikimi online për personat, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit me shkallë dëmi DS1. DS2 dhe DS3.
Gjatë 4 ditëve, aplikuan rreth 6000 persona, 4294 nga të cilët 4294 ju miratua granti përkatës me anë të 4 vendimeve të Këshillit Bashkiak (respektivisht me nr. 11, 15, 50 dhe 59). Prej këtyre 4294 persona që kanë emrat në listë, 2702 kanë marrë paratë e grantit, pasi qeveria, me vendimin nr.189, dt 25/03/21, miratoi kalimin e fondit në vlerë 860.700.000 lekë për bashkinë Durrës.
Por ajo që bën përshtypje është fakti se pavarësisht se bashkia Durrës i paraqiti për miratim listat e përfituesve, që në muajin shkurt (më datë 4 dhe 22 shkurt), qeveria priti datën zyrtare të nisjes së fushatës zgjedhore, 25 marsin, si ditë për miratimin e VKM-së përkatëse.
Në ndryshim nga fondet e kaluara në formë grantesh gjatë vitit 2020, kur rreth 2 javë pasi KB Durrës miratonte listën qeveria miratonte VKM-në respektive, këtë herë ekzekutivi i la qytetarët e Durrësit të prisnin për rreth 2 muaj kalimin e parave.
Kur aplikimi u rihap në muajin dhjetor, më shumë se 1 vit nga tërmeti shkatërrimtar, disa ngritën dyshimin se qeveria po e rihapte procesin për ta përdorur si kartë fituese në zgjedhjet e 25 prillit. Supozimi duket se nuk ishte krejtësisht pa baza.
Transfertat nga Thesari para, gjatë dhe pas fushatës
Nga një vëzhgim që Citizens Channel i bëri transaksioneve të thesarit për bashkinë Durrës, me keywords Granti i Rindërtimit, në periudhën para, gjatë dhe pas zgjedhore rezulton si më poshtë:
01/03/21 – 24/03/21
16 transaksione në vlerën 20.300.000 lekë
25/03/21 – 24/04/21
66 transaksione në vlerën 775.182.927 lekë
25/04/21 – 20/05/21
13 transaksione në vlerën 16.977.910 lekë
Shumat e kaluara para dhe pas fushatës zgjedhore janë thuajse të papërfillshme, nëse krahasohen me periudhën 25 mars – 24 prill, që përkon me zhvillimin e fushatës. A kanë ndikuar këto shuma parash të kaluara në llogaritë bankare të qytetarëve në shprehjen e vullnetit të tyre para kutive të votimit, këtë askush nuk mund ta thotë me siguri të plotë.
Citizens Channel kontaktoi në mënyrë zyrtare në datat 11 dhe 19 maj me Ministrinë e Rindërtimit për të marrë një përgjigje lidhur me faktin nëse kalimi i kësaj shume të konsiderueshme parash bie ndesh me vendimin nr.9 të KQZ, datë 24.12 2020 “Për rregullat për raportimin e veprimtarive me karakter publik të institucioneve publike, agjencive dhe/ose ndërmarrjeve shtetërore, kategoritë e veprimtarive të ndaluara, si dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes dhe përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore para zgjedhjeve”, por deri në publikimin e këti shkrimi nuk mori përgjigje nga ky dikaster.
“Deklarata e Gacek pas zgjedhjeve dhe propaganda e qeverisë për rindërtimin”
“Ne kemi pasur një shqetësim më të madh sesa shit-blerja e votës: keqpërdorimin e burimeve të administratës shtetërore, qëndrimin e turbullt ndaj kufirit mes partisë dhe shtetit.”
Kështu do të shprehej në një intervistë për DW, drejtuesja e misionit të OSBE/ODIHR, ambasadorja Ursula Gacek për procesin zgjedhor të 25 prillit.
Për median gjermane, Gacek u shpreh e shqetësuar që “biznesi i qeverisë vazhdoi p.sh, kur dikush shkon hap spitale apo përuron shkolla. Ka patur vizita inspektuese, të shpeshta nga ministra në objekte të caktuara dhe përdorur ato për fushatë elektorale.”
Nëse analizojmë deklaratën e Gacek, del qartë se diplomatja e huaj sheh si problematike investimet që qeveria i propagandon në kuadër të fushatës elektorale. Po të kujtojmë këtu deklaratën e kryeministrit Rama bërë disa herë gjatë fushatës lidhur me Rindërtimin, se me PD në pushtet procesi do të ndalej dhe do të kthehej në torturë propaganda bëhet edhe më e fortë.
“Se kudo janë punë të nisura për së mbari, që duhen çuar deri në fund. Dhe nuk mund t’i cojë deri në fund askush tjetër. Kjo është pak, por është e sigurt përveç nesh që e dimë si fillojnë, dimë si vazhdojnë, dimë si mbarojnë”,- tha Rama nga Durrësi, më 26 mars, ndërsa vizitonte sitin e lagjes së re në Spitallë.
“Ata do t’i kthejnë në shtëpi njerëzit, në lagjet e reja që po ndërtohen? Harrojeni… Me ata, procesi i Rindërtimit do të kthehet në një torturë dhe në një zvarritje”,- deklaronte Rama më 4 prill nga Fieri.
Në jo pak raste, gjatë takimeve elektorale, kreu i qeverisë, por njëherazi edhe kryetar i PS-së, ftoi qytetarët të votonin nr.12 në mënyrë që vaksinimi dhe rindërtimi të vijonin.
Në Durrës, Rama kandidonte për herë të parë për një mandat deputeti dhe renditej i 8-ti në listë, duke dashur të përsëriste rezultatin historik të regjistruar 4 vite më parë. Si për t’u treguar banorëve të Durrësit se qeveria e tij mendon për ta, më datë 25 mars, datën e hapjes zyrtare të fushatës, ekzekutivi kaloi fondin e rindërtimit me vlerë 860.700.000 lekë. Pasi i kishte mbajtur “peng” për më shumë se një muaj paratë, qeveria hapi thesin për Durrësin.
Por nëse bashkia Durrës në një reagim të saj të datës 1 maj si kundërpërgjigje ndaj akuzave të opozitës dhe medieve shtronte pyetjen “Mos vallë opozita apo ata që shkruajnë lajme të tilla dëshironin që katër muajt e parë të vitit 2021 të ndërpritej procesi i rindërtimit dhe familjet durrsake të vazhdonin të qëndronin jashtë sepse qenka fushata dhe zgjedhjet?!”, përgjigja duket se vjen nga një tjetër njësi e pushtetit vendor, më konkretisht nga kryebashkiakut i Shijakut, Elton Arbana.
Në një intervistë të botuar në një media lokale, Arbana nënvizonte se “Ne jemi bashkia e vetme që nuk kaluam aplikimet e dhjetorit gjatë fushatës, sepse mendova që mos t’i linim hapësirë asnjë subjekti politik që të mendonte se do kishte ndikim në zgjedhje.”
Me këtë përgjigje, Arbana le të kuptohet se kalimi i granteve pikërisht në kohë fushate do të linte vend për interpretime nga kundërshtarët politikë.
Nga një krahasim i thjeshtë në të dhënat e Thesarit, por për të njëjtën periudhë (kohëzgjatja e fushatës zgjedhore), bashkia e Durrësit ka marrë transaksione me vlerë 787.632.927 lekë, ndërsa bashkia e Shijakut 0 lekë. Vlen të theksohet gjithashtu, se edhe pa grante të kaluara në llogaritë e qytetarëve, PS i fitoi zgjedhjet në bashkinë e Shijakut me 7985 vota, kundrejt 5849 vota PD dhe 841 vota LSI. / Mila Ballhysa / Citizens Channel
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38