Flash News

E-TJERA

Durrës/ Gjendet i mbytur 32-vjeçari që u zhduk shtatë ditë më parë

Durrës/ Gjendet i mbytur 32-vjeçari që u zhduk shtatë

Është gjetur pas shtatë ditësh trupi i pajetë i një 32-vjeçari i mbytur në Durrës.

Trupi pajete i shtetasit me inicialet S.P., u gjet ne breg te detit në orën 07:35, në lagjen nr.1.

Nga hetimet paraprake rezultoi se ishte i riu, për të cilin familjarët kishin bëre denoncim në datën 28.11.2020, pasi ishte futur në det për të peshkuar, dhe kishte humbur kontaktet me familjen.

Për këtë shtetas janë ushtruar kontrrolle të vazhdueshme për 7 ditë nga polumbarët dhe Forcat Detare.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Të fundit