Flash News

E-TJERA

Durrës/ I ri plagoset nga shembja e një skele

Durrës/ I ri plagoset nga shembja e një skele

Një i ri ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e shembjes së një skele, ku ai ishte duke punuar për rikonstruksionin e një godine në Bulevardin “Dyrrah” në Durrës.

Sipas informacionave, 38-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda në këmbë dhe është dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Hetimet për shkakun e shembjes së skeletit dhe sigurinë në vendin e punës vazhdojnë.

Të fundit