Flash News

E-TJERA

Durrës/ Kthyen apartamentin në ‘shtëpi bari’, 5 të arrestuar, tre prej tyre punonjës të OSHEE-së

Durrës/ Kthyen apartamentin në ‘shtëpi bari’, 5

Pesë persona janë vënë në pranga në Shënavlash të Durrësit, pasi policia zbuloi një apartament i cili ishte përshtatur dhe kthyer në 'shtëpi bari'.

Sipas policisë, banesa në katin e katërt ishte kthyer në një laborator droge, ku kultivohej dhe paketohej lënda narkotike. 

Policia ka njoftuar se janë arrestuar në flagrancë Sherif Kola dhe djali i tij Igli Kola, banues në fshatin Shënavlash, ndërsa në pranga kanë rënë edhe 3 punonjës të OSHEE, Dritan Axhami, Serkid Pelinci dhe Agron Koçi, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.

 Në banesë u gjetën dhe u sekuestruan 15 kg e 100 gramë lëndë e dyshuar cannabis sativa dhe 254 bimë narkotike.

 

 

Të fundit