Flash News

E-TJERA

Durrës/ Nxirret një trup i pajetë nga deti, dyshohet të jetë mbytur

Durrës/ Nxirret një trup i pajetë nga deti, dyshohet të
Foto Ilustruese

Është nxjerrë i pajetë nga deti trupi i një të moshuari në Durrës. Nga të dhënat e policisë, i moshuari është rreth 60 vjeç.

Dyshohet që viktima të jetë mbytur, pasi sipas policisë, nuk janë gjetur shenja dhune. Identiteti i viktimës nuk është verifikuar ende.

“Policia njofton se është nxjerrë nga deti, i pajetë, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth moshës 60 vjeç, 170 cm i gjatë, i cili mbante të veshur një xhaketë ngjyrë kafe, pantallona ngjyrë kafe, atlete ngjyrë blu, trup i shëndoshë, i thinjur dhe me flokë pjesërisht të rëna. 

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas është mbytur në det. Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit të Durrësit” njofton policia.

Të fundit