Flash News

E-TJERA

Durrës/ Pasagjeri i dehur rrëzohet dhe dëmtohet nga autobusi, shoqërohet në polici shoferi

Durrës/ Pasagjeri i dehur rrëzohet dhe dëmtohet nga autobusi,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në lagjen nr. 12 të Durrësit, në një nga autobusët e linjës së Unazës.

Një pasagjer rreth 60 vjeç, i cili dyshohet se ishte në gjendje të dehur, ka humbur ekuilibrin dy herë – fillimisht brenda autobusit dhe më pas gjatë zbritjes nga mjeti i transportit publik.

Sipas dëshmitarëve, në momentin kur autobusi është nisur nga stacioni, një nga rrotat e tij i ka zënë poshtë dorën pasagjerit të dehur, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Për shkak të incidentit, shoferi i autobusit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Të fundit