Flash News

E-TJERA

Durrësi nën pushtetin e plehrave, Sako: Instancat qeveritare po merren me zgjidhjen e problemit

Durrësi nën pushtetin e plehrave, Sako: Instancat qeveritare po merren
Emirjana Sako

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emirjana Sako ka reaguar për situatën problematike që është krijuar në Durrës prej gjashtë ditësh.

Ndërsa ka nisur sezoni turistik, Durrësi është në pushtetin e plehrave, pasi koshat e mbeturinave nuk janë pastruar prej disa ditësh.

Kjo ka dëmtuar jo vetëm imazhin e qytetit, por po rrezikon shëndetin e qytetarëve. Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Sako ka deklaruar se ky problem është drejt zgjidhjes.

Ajo tha se janë instancat qeveritare ato që po merren me trajtimin e kësaj çështjeje. Sako bëri me dije se bashkia po merr të gjitha masat,  për të gjetur një zgjidhje në landfille të miratuara.

“Problemi i depozitimit të plehrave është drejt zgjidhjes. Ai është në instancat qeveritare dhe pritet që ata të bëjnë vendimmarrjet e tyre. Bëhet fjalë për skenarin numër dy që parashikon depozitimin e tyre në inceneratorin e Sharrës.

Derisa ky problem të zgjidhet bashkia po merr të gjitha masat duke përdorur landfille alternative. Ky problem do të zgjidhet shumë shpejt”, tha kryebashkiakja.

Të fundit