Flash News

E-TJERA

Durrësi nën pushtimin e motit të keq: Lundrimi detar i pezulluar probleme dhe në qarkullimin rrugor

Durrësi nën pushtimin e motit të keq: Lundrimi detar i pezulluar

Moti i keq ka goditur qytetin e Durrësit, duke sjellë erëra të forta dhe reshje të dendura shiu që kanë krijuar vështirësi si për kalimtarët, ashtu edhe për qarkullimin e automjeteve.

Si pasojë e kushteve të rënda atmosferike, lundrimi detar është pezulluar për anijet e peshkimit, ndërsa tragetet që nisen nga Durrësi drejt Barit kanë pësuar një vonesë prej 8 orësh për shkak të dallgëve të larta, të cilat arrinin deri në 6-7 ballë në detin Adriatik.

Parashikimet sugjerojnë përmirësimin e situatës për lundrimet detare pas 24 orësh.

Të fundit