Flash News

E-TJERA

“Dvorani u hetua me kërkesë të Metës”, SPAK i përgjigjet Ramës: Punojmë me kallëzime, jo me deklarata politike

“Dvorani u hetua me kërkesë të Metës”, SPAK i

SPAK ka reaguar pas akuzave të kryeministrit Edi Rama, i cili sot në Asamblenë e PS e akuzoi se ka marrë nën hetim ish-gjyqtarin Ardian Dvoranin, pas një denoncimi të Presidentit Ilir Meta.

Kreu i SPAK, Arben Kraja tha në Report tv se rasti i Dvoranit është çështje e pushuar dhe se SPAK punon me kallëzime dhe jo me deklarata politike.

“Deklaratat e Ramës? Nuk kam asnjë koment, sepse ne punojmë me kallëzime dhe jo me deklarata politike. Çështja e Dvoranit  është e pushuar shumë kohë më parë. Është lënë fuqi dhe nga gjykata apelit", tha kreu i SPAK.

 

Të fundit