Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
DW analizon vendimin e Kushtetueses për zgjedhjet lokale: Melodi e re, avaz i vjetër

Dy vjet pas zhvillimit të zgjedhjeve lokale 2019 Gjykata Kushtetuese merr vendim për të kërkuar opinionin e Komisionit të Venecias.
Gjykata Kushtetuese e përligji vendimin e saj për të kërkuar opinionin e Komisionit të Venecias lidhur me vlefshmërinë ose përsëritjen e këtyre zgjedhjeve si një "vendim të ndërmjetëm” që mbështetet në ndryshimet ligjore në kuadër të reformës në drejtësi.
Në një deklaratë zyrtare Gjykata Kushtetuese argumenton se vendimi saj që Komisioni i Venecias të jetë amicus curiae në shqyrtimin e kësaj çështjeje është e ndërmjetme pasi në morinë e çështjeve të trajtuara që nga rifunksionimi i kësaj gjykate, ky është rasti i vetëm që ajo po e përdor këtë instrument.
Amicus curiae – është një term ligjor nga latinishtja që përdoret për institucione ose individë të paanshëm në një çështje të veçantë gjyqësore, që ofrojnë asistencë ndaj një gjykate me informacion dhe ekspertizë.
Deklarata vë në dukje që "Gjykata Kushtetuese i është drejtuar edhe më parë Komisionit të Venecias, si një organ i specializuar i Këshillit të Evropës, që ka ekspertizë të thelluar në të drejtën kushtetuese dhe një kontribut të çmuar në veprimtarinë e kësaj Gjykate në çështjet me rëndësi të veçantë”.
Melodi e re, avaz i vjetër
Vlefshmëria ose përsëritja e Lokaleve 2019 duket se bën pjesë në këto çështje për faktin se në Shqipëri ndaj saj ka një ndjeshmëri të lartë politike. Çështja e Lokaleve 2019 u shfaq kur Presidenti Meta anuloi dekretin e tij presidencial për zhvillimin e tyre më 30 qershor 2019 dhe nxori dekretin për zhvillimin e tyre më 13 tetor të atij viti.
Anulimi i datës së Lokaleve 2019 nga Presidenti Meta u bë në kushtet kur opozita e drejtuar nga PD kishte dalë në shkurt nga Parlamenti dhe për pesë muaj, deri në qershor, kishte zhvilluar mbi 10 protesta për të rrëzuar qeverinë Rama. Ajo kishte deklaruar që nuk do të merrte pjesë në Zgjedhjet Lokale 2019 dhe kishte paralajmëruar mosbindje civile dhe trazira. Por zgjedhjet u zhvilluan në datën e dekretuar, më 30 qershor pa pjesëmarrjen e opozitës. Ato u fituan nga PS në 60 bashki nga 61 që ka gjithsej Shqipëria.
Komisioni i Venecias e dha opinionin e tij në tetor të vitit 2019 lidhur me dekretet presidenciale, kur atë ia kërkoi Parlamenti, që ndërmori nismën për shkarkimin e Presidentit Meta për "shkelje të Kushtetutës” si pasojë e dy dekreteve presidenciale, të përmendura më sipër.
"Anulimi i zgjedhjeve vendore mund të bëhet vetëm në kushtet e një situate emergjente, e madje dhe në një situatë të tillë nevojitet një bazë specifike ligjore. Bojkoti i zgjedhjeve nga partitë politike nuk mund të pengojë zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta. Përndryshe këto parti do të merrnin fuqinë për të penguar plotësisht çdo palë zgjedhje” u shprehën dy vjet më parë ekspertët e Komisionit të Venecias.
Por anulimi i datës së zgjedhjeve dhe dekreti për një datë tjetër përbënte sipas Komisionit të Venecias ”tejkalim të kompetencave kushtetuese nga Presidenti Meta, por jo një akt për shkarkimin e tij”.
Amicus curiae – distancim i GJK apo forcim besimi tek publiku?
Tani Gjykata Kushtetuese i kërkon përsëri opinion Komisionit të Venecias. Kësaj here për vlefshmërinë ose përsëritjen e Lokaleve 2019. Shoqata e Bashkive, një shoqatë jo qeveritare, e drejtuar nga Voltana Ademi, kryetare e bashkisë së Shkodrës , e vetmja kryetare e PD, e mbetur në këtë post nga zgjedhjet lokale 2015, kërkon që Gjykata Kushtetuese të gjykojë Lokalet 2019 nëse janë të vlefshme apo të pavlefshme. Ky gjykim nuk mund të ndodhte më parë pasi Gjykata Kushtetuese nuk ishte funksionale për shkak të mungesës së gjyqtarëve nga dalja e tyre jashtë sistemet prej vettingut.
Në mes të kësaj jave, (23.96) pas një seance gjyqësore prej nëntë orësh, Gjykata Kushteuese mori vendimin që t'i kërkohet Komisionit të Venecias të bëhet amicus curiae për këtë ꞔështje. Ky vendim u prit me kritika nga ekspertë dhe opinionistë të pavarur vendas. Sipas tyre një vendim i tillë është pasojë e distancimit të gjyqtarëve kushtetues nga përgjegjësia për të njohur ose jo vlefshmërinë e Lokaleve 2019. Por të tilla opinione kanë ngjallur shqetësimin e GJK.
Në deklaratën e saj zyrtare Gjykata Kushtetuese i quan qëndrimet dhe opinionet kritike "jo konstruktive, pasojë të keqinterpretimeve dhe keqinformimit”
"Çështja mbi procesin zgjedhor të 30 qershorit 2019 është e një natyre unike dhe këshillimi me organe të specializuara u konsiderua i nevojshëm nga Gjykata Kushteuese” theksohet në deklaratën zyrtare të kësaj gjykate.
Kjo deklaratë thekson që "debatet jokonstruktive të ditëve të fundit jo vetëm që nuk i shërbejnë klimës se besimit ndaj Gjykatës Kushtetuese, por, përkundrazi, mund të perceptohen si përpjekje për ta përfshirë GJK në debate me ngjyrime politike, të veshura me petkun e diskurseve juridike për të paragjykuar vendimmarrjen e GJK me themelin e ꞔçështjes, për të ndërhyrë në pavarësinë e saj,” thekson GJK në deklaratën e saj zyrtare.
Gjykata Kushtetuese vë në dukje "rëndësinë e respektimit të pakushtëzuar të vendimeve të saj dhe shpreh besimin se ushtrimi i veprimtarisë të kësaj Gjykate në një klimë besimi nga kushdo i shërben forcimit të autoritetit të saj si organ kushtetues i pavarur”.
Reagime nga presidenti Meta
Presidenti Meta ka reaguar pas vendimit të GJK për të kërkuar këshillën e Komisionit të Venecias duke postuar në median sociale një video ku i cilëson votimet në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, votime moniste.
"Në votimet moniste të 30 qershorit 2019 shqiptarëve ju mohua e drejta e zgjedhjes mes alternativave, duke shkelur dhunshëm demokracinë, Kushtetutën dhe parimin themelor të ekzistencës së Evropës së Bashkuar ku duam të bëhemi pjesë. Kurrë më votime moniste në Shqipëri! Në video vihet në dukje që në 35 bashki u votua vetëm për një kandidat.
Gjykata Kushtetuese do të marrë edhe vendimin për shkarkimin ose jo të Presidentit Meta, pas vendimit të Parlamentit në fillim të këtij muaji për ta shkarkuar atë për "shkelje të rënda të Kushtetutës, nxitje të dhunës duke u mbështetur tek partitë opozitare dhe cënim të marrëdhënieve me partnerët strategjikë të Shqipërisë.”/DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38