Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
DW: Lidhjet mes bandave të kokainës, si bashkëpunojnë për sjelljen e tonelatave në Evropë

Alexander është në mesin të 40-ve i punësuar dhe jeton në Berlin-Mitte. Ai është konsumator kokaine. Dikur, thotë ai, ka konsumuar afërsisht dy herë në javë. Që prej lockdown-it si rrjedhojë e koronavirusit konsumon më shpesh, i thotë Alexandër DW në telefon: “Me siguri katër herë në javë.”
Ai çdo mbrëmje ka shokë për vizitë në shtëpi, gjë që në fakt aktualisht në bazë të rregullores ndaj koronavirusit në Berlin është e ndaluar. “Njerëzit mërziten shumë “, thotë ai. “E ç’bëjnë ata kur mërziten? Marrin narkotikë për t’u argëtuar.”
Party në dhomën e ndenjes
Përpara pandemisë Alexander dhe shokët e tij takoheshin nëpër bare. Atje ata ndonjëherë merrnin fshehurazi kokainë. “Kur je një grup prej tetë vetësh në ndonjë lokal, jo të gjithë shkojnë njëherësh në tualet”, thotë ai. ”Por kur je në shtëpi e merr kokainën në tavolinë, të gjithë njëkohësisht. Kështu e merr më shpejt e si rrjedhojë të gjithë marrin edhe në sasi më shumë.”
Ende nuk ka shifra zarytre se si ka ndryshuar konsumi i drogës gjatë pandemisë së koronavirusit. Kontakte të kufizuara, kufij të mbyllur dhe aeroporte të boshatisur u kanë krijuar shumë kokëçarje bandave kriminale. Shumë ekspertë kishin parashikuar, që do të binte tregtia dhe konsumi ilegal i drogës.
Gjetje rekord në port
Tashmë më pak kokainë në treg? Jo, përkundrazi, thotë Alexander nga Berlini. Mjafton një telefonatë, e për 20 deri në 30 minuta ”taksinë e kokainës” e ke tek dera. “Më shumë se treçerek ore nuk pret”, thotë ai njësoj si me Lieferandon apo servisin e picave në shtëpi. Edhe çmimet kanë mbetur të qendrueshme, thotë ai.
Këtë e vërteton edhe René Matschke. Puna e tij është që të pengojë furnizimin e ”taksive të kokainës”. Matschke është drejtues i Zyrës së hetimit të Doganën e Hamburgut. “Vendet kryesore të zbarkimit të kokainës janë gjithmonë portet e mëdha”, i thotë Matschke DW-së.
Në portin e Hamburgut mbërrijnë çdo ditë mbi 23.000 kontejerë. Bashkëpunonënjsit e Matschkes veçojnë kontejerë të dyshimtë, që vijnë nga Amerika e Jugut, kanë kaluar një itinerar të caktuar dhe janë tregtuar prej firmave të dyshimta. Në magazinat e mëdha hetuesit e doganës i kontrollojnë këto kontejerë përmes impianteve me rreze Rëntgen.
Gjithmonë ata gjejnë kokainë, ndonjëherë të paketuar në çanta sporti, ndonjëherë të fshehur mes thasëve të mëdhenj apo në ushqimet e ngrira. “Sasia që kemi sekuestruar sot, nuk është gjetur asnjëherë më parë”, thotë Matschke. “Gjatë dy viteve të fundit kemi gjetur deri në dhjetë ton. Vitet më parë kemi sekuestruar tre deri në pesë ton në vit në të gjithië Gjermaninë.”
Por javën e kaluar Matschke prezantoi sasinë më të madhe të konstatuar ndonjëherë: 16.000 kg. kokainë në ambalazh metali, që në fakt duhej të kishte qenë allçi. Kaq shumë kokainë nuk është sekuestruar ndonjëherë gjatë një hetimi në Europë.
Përse në Europë?
Europa ndërkohë është tregu më joshës për bandat kriminale, thotë Jeremy McDermott për DW. Drejtori i Organizatës InSight Crime bën fjalë për një linjë trasnporti kokaine për në Europë”.
“Çmimet në Europë janë shumë më të larta dhe rreziku shumë më i ulët se në Amerikën e Jugut apo të Veriut”, thotë McDermott, i cili me ekipin e tij në Medellín në Kolumbi analizon krimin e organizuar në Amerikën e Jugut. “SHBA çdo vit shpenzojnë miliarda dollarë për luftën e tyre kundër drogës. Ata kanë një ushtri të tërë në veprim për luftimin e drogës.”
Orientimi në Europë është për bandat „thjeshtë një lehtësim i arsyeshëm i biznesit”. McDermott beson, se tregu europian i kokainës do të rritet edhe më tej, ”veçanërisht në Europën Lindore”.
Itinerari brazilian
Prodhimi në vendet si Kolumbia, Bolivia apo Peruja vazhdon të jetë i lartë. Prej andej janë etabluar disa itinare për në Europë, thotë McDermott. “Itinerari më i prerferuar është nga Kolumbia në portet braziliane.” Por deri atje kokaina kalon në katër deri në pesë duar.
“Atje nevojitet një bandë tjetër, që të kujdeset për ta futur kokainën në kontejerin e caktuar për në Europë. Për këtë me gjasë duhet t’u paguhet ryshfet punonjësve të portit dhe të doganës.” Ndryshe nga dikur sot në biznes janë të përfshirë grupe kriminale nga vende të ndryshme.
Në Europë kontejerët merren në dorëzim nga një ekip tjetër, që i dërgon ato në depot e tranzitit. Në këtë hallkë shpesh janë të angazhuara bandat holandeze në portet kyç të Roterdamit dhe Anversës.
Në një depo tranziti malli ndahet. ‘‘Një ngarkesë ka shpesh disa pronarë dhe shumë blerës të ndryshëm”, thotë McDermott. “Ata e marrin mallin dhe e transportojnë atë në të gjithë Europën.”
Në këtë mënyrë droga gjen rrugën për tek shpërndarësit e vegjël për të mbërritur p.sh. edhe deri tek Alexander në Berlin. Gjithsej 12 milionë europianë kanë marrë një herë kokainë, vlerëson EMCDDA, Qendra Europiane e Vëzhgimit për Drogën dhe Vesin e Drogës në Lisbonë.
Edhe Laurent Laniel nga EMCDDA mendon, se kokaina në Europë është duke u përhapur që prej disa vitesh. Kjo ka pasoja thotë ai për DW: ”Ne duhet të jemi të përgatitur se mund të ketë më shumë korrupsion dhe më shumë dhunë në Europë.”
Të paktën në prote dhe aeroporte nisur nga sasitë e zbuluara bëhet e qartë, që bandat mund të kenë rekrutuar me ryshfete punonjësit. ”Ka gjithnjë e më shumë shenja për raste korrupsioni në autoritetet hetimore dhe në sistemin e drejtësisë. Ne natyrisht nuk jemi si në nivelin e Amerikës së Jugut. Por mund të ndodhë, që të ketë persona të veçantë në administratë e në politikë në Europë që përfitojnë prej tregtisë me kokainën.”
Dhomë torturash në kontejer
Sa më shumë kokainë vjen në Europë, aq më shumë para është në lojë thotë Laniel. Kësisoj rritet edhe gatishmëria e bandave për përdorimin e dhunës. Ai thotë, se është zbuluar një dhomë torturash në një anije kontejerësh në Holandë, që është një shembull se me çfarë brutaliteti vepron krimit i organizuar në Europë.
Edhe në Hamburg ka pasur të shtëna në qarqet e bosëve të drogës, thotë René Matschke nga dogana e Hamburgut, “Gjatë kontrolleve ne gjejmë vazhdimisht edhe armë.” Madje edhe punonjës të doganës e të policisë janë kërcënuar.
Si duhet të reagojë shteti? T’i shpallë luftë drogës, si në SHBA? Jo, thotë Jeremy McDermott nga InSight Crime në Medellín. “Ne duhet të kemi një qasje gjithëpërfshirëse, jo vetëm represion, ndalime dhe arrestime.”
Gjermania duhet të bashkëpunojë me partnerët, me SHBA-në dhe shtetet mike në Amerikën Latine. “Shoqëria civile duhet të forcohet për t’u ofruar alternativa fermerëve të kokainës. Nëse bëhen përpjekje për ta kufizuar tregtinë e drogës, duke kontrolluar kontejerët në Hamburg, kjo nuk do të ketë efekt të madh.”
Konsumatori Alexander në Berlin e konsideron veten si hallkën e fundit të një zinxhiri të gjatë. Nëse ai do të heqë dorë nga konsumimi i kokainës, atëherë kjo nuk do të ndryshojë gjë, thotë ai. “Nëse malli është këtu, është njësoj si me derrin e therur. Nëse mishi është në tryezë dhe unë nuk e ha, derri gjithësesi është i therrur e nuk ngjallet më.”
Po si është puna me shëndetin e tij? Konsumimi rregullisht i kokainës mund të dëmtojë enët e gjakut dhe organet, mund të bëhet ves, të lerë pasoja psiqike e të shkaktojë sëmundje psiqike, tërheqin vëmendjen mjekët. “Natyrisht që ndonjëherë është e dyshimtë se çfarë injekton”, thotë Alexander. Sidoqoftë ai ka ndërmend që sapo të marrë fund lockdown-i ta pakësojë konsumin e kokainës./ DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38