Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
DW: Sfida e drejtësisë së re në Shqipëri është goditja e të "të paprekshmëve të korruptuar”

BE dhe SHBA synojnë që në Shqipëri të vendoset një sistem gjyqësor me integritet, të pavarur, të qëndrueshëm dhe me më shumë rezultate, prandaj e kanë mbështetur fuqimisht këtë reformë me ekspertizë dhe fonde.
BE e sheh si këtë si plotësim nga Shqipëria të një kushti thelbësor për progres në procesin e pranimit të saj në familjen europiane. Ambasadori i delegacionit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca, tha së fundi se "reforma në drejtësi mbetet përparësia kryesore e BE. Ne duam ta shikojmë Shqipërinë më pranë BE.”
Kurse SHBA sheh në një sistem drejtësie me integritet mburojën ndaj korrupsionit që e konsideron "cënim të sigurisë kombëtare ndaj SHBA, ndaj miqve dhe aleatëve të saj, përfshirë edhe Shqipërinë”.
Garancitë e amendamenteve kushtetuese
Një sistem i tillë gjyqësor me integritet, pavarësi dhe më shumë rezultate ka si parakusht garancitë që japin amendamentet kushtetuese, që i hapën rrugën zbatimit të reformës, në fundkorrikun e vitit 2016 dhe jetësimit të institucioneve të reja.
Në një analizë të sapopublikuar të Institutit për Studime Politike (ISP) për rezultatet, problematikat dhe sfidat e reformës në drejtësi në Shqipëri, amendamentet kushtetuese cilësohen të "paqëndrueshme dhe të hartuara me nxitim, gjë që e dëshmojnë 15 ligje të korrigjuara, nga i njëjti Parlament, tri-katër herë brenda një periudhe 2-3 vjeçare” - vë në dukje studimi.
"Reforma në drejtësi mbetet zhvillimi më pozitiv në Shqipërinë e dy dekadave te fundit. Por ndërkohë pesë vitet e zbatimit të saj të deritanishëm treguan që baza ligjore dhe pritshmëritë nga kjo reformë u ndërtuan mbi të dhëna jo të sakta, të mbështetura më shumë tek pasioni dhe vullneti për ta kryer reformën sesa në kapacitetet e Shqipërisë për reforma të tilla kaq të thella dhe horizontale,” - thotë për DW, prof. Afrim Krasniqi, drejtor i ISP.
Ai thekson që të dhënat e pasakta çuan në situata të tilla ku prej vettingut u penalizua "një numër më i madh subjektesh nga ai që pritej, procesi i verifikimit të tyre nga institucionet e vettingurt mori dy herë më shumë kohë nga sa ishte parashikuar, pengesat politike dolen më të mëdha sesa ishin menduar dhe burimet njerëzore rezultuan të pamjaftueshme,”
Kurse prof. dr. Aurela Anastasi, konstitucionaliste, mendon ndryshe si për amendamentet kushtetuese ashtu edhe për burimet njerëzore. "Amendamentet kushtetuese të fundkorrikut 2016 janë themeli i Reformës në Drejtësi. Ato kanë dëshmuar të jenë efikase për një ndryshim rrënjësor të sistemit të drejtësisë dhe rindërtimin e tij sipas modelit më të ri europian. Amendamentet kushtetuese sollën parime dhe rregullime të detajuara lidhur me garancitë kushtetuese për pavarësinë e gjyqësorit dhe integritetin e gjykatësit,” thotë ajo për DW.
Aurela Anastasi vë në dukje që "amendamentet kushtetuese shndërrohen në garanci për të siguruar qëndrueshmërinë e sistemit të drejtësisë kur ato vihen në jetë, kur bëhen reale nga institucionet zbatuese. Ndërkohë që ka patur segmente në institucione dhe individë që kanë synuar jo vetëm të mos i zbatojnë por madje t'i çbëjnë ato."
"Ngrehina e sistemit të drejtësisë së re nuk mund të zëvendësohet pasi kjo do të ishte shmangie nga modelet më të mira bashkëkohore europianiste. Është koha të punohet me më shumë zell nga të gjitha institucionet dhe faktorët, përfshirë edhe ata politikë, për të cilët këto ndryshime janë një platformë e mirë për t'u vetëpastruar,” thotë Aurela Anastasi.
Lidhur me burimet njerëzore ajo mendon se "mungesa e burimeve të përgatitura njerëzore në Shqipëri është një nga mitet e ngritura për reformën në drejtësi. Ajo çfarë mungon në Shqipëri nuk janë burimet njerëzore por kandidatët për institucionet e reja pasi aplikojnë shumë pak. Kjo bazohet në të dhënat statistikore: në Shqipëri ka sot 11 mijë avokatë të licensuar, të cilët për të kandiduar kërkojnë garanci për një garë të ndershme, pa ndërhyrje të paligjshme politike,” thotë për DW konstitucionalistja Anastasi.
Qasje pragmatike në një terren të vështirë politik
Etapa e parë e zbatimit të reformës në drejtësi ka ecur në një terren të vështirë mosmarrëveshjesh, kundërshtish, kompromisesh politike mes palëve, qasjesh praktike dhe pragmatike.
"Prioriteti për të ngritur institucionet e reja, që reforma të niste funksionin e saj, doli më i rëndësishëm sesa procedurat strikte kushtetuese dhe standardet e vetë reformës” thotë Afrim Krasniqi,
Ai vë në dukje që "për një një numër të madh postesh në institucionet e reja u lejua konkurrimi vetëm me një ose dy kandidatë, kur sipas amendimeve kushtetuese duheshin të paktën tre të tillë. Zgjedhja e anëtarëve në dy institucionet e vettingut, Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, (KPK) dhe Kolegjin e Pavarur të Apelimit, (KPA) u bë mbi bazën e besimit politik për hir të konsensusit politik mes palëve, gjë që doli kundër premtimit se zgjedhja do të bëhej sipas meritës dhe jashtë çdo ndikimi politik. Por aktet pragmatiste janë të nevojshme në një reforme që kërkon konsensus dhe ndërveprim të gjerë” thotë Afrim Krasniqi.
Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf në një prononcim për mediat, tha ditët e fundit se " reforma në drejtësi kërkon gjithë mbështetjen, qasjet pragmatike dhe praktike mund të ndihmojnë institucionet që të vendosin të çojnë përpara arkitekturën e re të reformës, e cila ka nevojë të vazhdojë të ecë përpara.”
Në zemër të arkitekturës së re vazhdon të mbetet vettingu i gjykatësve dhe i prokurorëve. Deri tani ai ka nxjerrë jashtë sistemit 155 gjykatës dhe prokurorë në bazë të tri kritereve: burimit të pasurisë, lidhjet me krimin e organizuar dhe aftësive profesionale ndërsa 286 te tjerë i ka vlerësuar për të qëndruar në sistemin e Drejtësisë së re. Vettingu do të vazhdojë me skanimin edhe të rreth 410 gjykatësve dhe prokurorëve të tjerë.
A ka dhënë drejtësi, drejtësia e re?
Kjo është një pyetje thelbësore në kontekstin e qasjeve dhe të praktikave pragmatiste që kanë qenë efikase edhe pse kanë rënë ndesh me procedurat e miratuara kushtetuese apo që kanë kompromentuar parimet kushtetuese të transparencës dhe meritës.
"Në pesë vitet e fundit në Shqipëri është kryer reformimi i drejtësisë por drejtësia e re nuk ka dhënë ende drejtësi. Nuk ka ende një drejtësi funksionale që t'i japë fund korrupsionit dhe klientelizmit , nuk ka ende garanci që kushdo që shkel ligjin do të përballet me drejtësinë, pavarësisht pozitës shtetërore, politike, financiare apo sociale” thotë prof. Afrim Krasniqi.
Ai thekson që "institucionet e drejtësisë së re, në veçanti Struktura e Posaçme Antikorrupsion, (SPAK) nuk kanë dhënë prova që nuk do të tolerojnë korrupsionin në nivele të larta. Ende drejtësia e re nuk ka arritur tek "të paprekshmit e korruptuar” në të tilla nivele”.
"Kjo është edhe sfida kryesore për institucionet e reja të drejtësisë në pesë vitet e ardhshme, e cila nuk ndërvaret më nga zhvillimet politike por nga aftësia e sistemit të ri për të pasur qasje e sjellje te ndryshme shume më pozitive dhe më profesionale sesa sistemi i vjetër i drejtësisë” thotë Afrim Krasniqi. DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38