Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
DW: Si u shndërrua incenerimi në një prej aferave më të mëdha korruptive

Fatura të majmeve që kapin shifrën rreth 200 milionë euro, tre inceneratorë në letra por asnjëri në punë, biznesmenë e politikanë të lartë në kërkim policor e shumë të tjerë që hyjnë e dalin nga dera e SPAK, landfille të tejmbushur që rrezikojnë një krizë mjedisore. Këto janë pasojat e deritanishme të inceneratorëve, dosjet penale të të cilëve kanë shkaktuar dëme të mëdha financiare dhe mjedisore.
Pak kilometra në dalje të Tiranës, një tabelë e vendosur në anën e majtë të rrugës tregon drejtimin për të shkuar në Sharrë. Aty gjendet një prej varrezave publike të kryeqytetit, që sot është kthyer edhe në një “varrezë” mbetjesh. “Mezi mbushemi me frymë. Në mëngjës dhe natën era e rëndë është e padurueshme” – i thotë DW-së një banor i Sharrës. Ata kanë frikë të flasin, pasi fjala “incenerator” ka peshë më të madhe në zonë.
Këtu ishte parashikuar që kompania “Integrated Energy.BV.SPV”, të ndërtonte inceneratorin që do t’i jepte një herë e mirë drejtim situatës së mbetjeve për bashkitë e qarkut të Tiranës. Por zgjidhja që u reklamua si një “shpëtim” përfundimtar, sipas ekspertëve është thjesht përmbysje e piramidës së BE-së për menaxhimin e mbetjeve. “Faza e parë është reduktimi, më pas ripërdorimi, riciklimi, prodhimi i energjisë që është i ndryshëm nga incerimi – është waste to energy, pra djegie e mbeturinave për të prodhuar energjinë – dhe në fund fare vjen asgjësimi, që mund të bëhet përmes djegies, pra incenerator ose përmes asgjësimit. Në këtë moment jemi tek hallka e fundit, që akoma s’po funksionon” – thotë për DW inxhinieri i mjedisit, njëkohësisht ekspert i ekonomisë qarkulluese, Lulzim Baumann.

Për Pano Sokon, ekspert ekonomie dhe përfaqësues i “Nisma Thurje”, e cila ka kallëzuar penalisht në SPAK disa afera korruptive, përfshirë edhe inceneratorin e Fierit, daullet e alarmit ranë pikërisht kur u kuptua përmbysja e kësaj hierarkie mbetjesh. Nga tre inceneratorët për të cilët paguajnë shqiptarët, ai i Tiranës, Elbasanit dhe Fierit, asnjë prej tyre nuk djeg mbetje. “Pikën 0 të vetën, çështja e incerimit e pati në momentin kur qeveria shqiptare, në mënyrë totalisht të pashpjegueshme vendosi të ndryshojë strategjinë e trajtimit të mbetjeve, kur incenerimin që ishte i fundit në hierarki, me një vendim papritur e kaloi të parin” – thotë Soko për Deutsche Welle.
Strategjia e re e inceneratorëve nuk u përqafua që në fillim nga Baumann. Duke njohur edhe eksperiencën europiane të trajtimit të mbetjeve, kishte disa elementë që nuk e bindën atë rreth metodës së djegies së mbeturinave. “Së pari, Gjermania ka ndarjen në burim të mbeturinave. Nuk mund të digjen mbeturinat e pandara, çka është një pamundësi për ta funksionalizuar inceneratorin. Së dyti, për të djegur një ton mbeturina, kostoja mininale është 60 Euro, në Gjermani shkon 80 Euro dhe më shumë. Në Shqipëri për momentin, një ton ka koston 30 Euro. Ekonomikisht nuk ka logjikë. Më mirë e dërgon në landfill, se sa në incinerator sepse është 2-3 herë më shtrenjtë. Së treti, në Gjermani mbeturinat e rrezikshme ndahen veçmas, kryesisht bateritë dhe akumulatorët. Këto në mënyrë kategorike nuk duhet të përfundojnë në incinerator, sepse janë mbeturina toksike të rrezikshmërisë së lartë, madje dhe radioaktive herë pas here. Në Shqipëri, sistemi aktual, nuk na garanton në asnjë mënyrë që ka ndarje të mbeturinave elektrike dhe ato nuk do të përfundojë në incinerator” – argumenton eksperti i ekonomisë qarkulluese.
Edhe për Sokon, kishte disa sinjale të qarta për të kuptuar anomalinë e të gjithë procesit. “E para, ishte momenti kur inceneratorët si koncept fillestar janë prezantuar si vepra që do të ndërtoheshin me kontributin e privatit, i cili pasi t’i kishte ndërtuar dhe ne të kishim filluar që të merrnin përfitimet dhe shërbimet, do të fillonim ta paguanim. Ajo çka ndodhi ishte se ne i parapaguam inceneratorët. Flamuri i dytë i kuq ishte fakti se inceneratori i Fierit, edhe pse nuk kishte bërë asnjë punim për gati 2 vite rresht – për shkak të protestave që kishin bërë banorët e zonës për të mos lejuar ndërtimin e tij – ai po merrte sistematikisht rreth 600 mijë euro çdo muaj nga buxheti, ku jo vetëm që ishte premtuar se do ta ndërtonte privati por tashmë edhe kur e ndërtonte shteti po ia paguante lekët privatit para se ai të fillonte punimet. Dhe flamuri i tretë i kuq ka qenë fakti që pavarësisht kohës që po kalonte, Tirana nuk kishte një incinerator. Dhe Tirana vazhdon të mos ketë edhe sot një incenerator. Ne kuptuam se kjo ishte një skemë e mirëfilltë vjedhjeje e parasë publike, ku inceneratorët dhe koncensionet po përdoreshin si një mjet transporti për paranë që të kalonte nga llogaritë e shtetit tek llogaritë personale të disa individëve, pse jo më pas të transferoheshin në xhepat e politikanëve apo vendimmarrësve”.
“Faturë e kripur” financiare dhe mjedisore
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka prej vitesh në duar dosjet penale të inceneratorëve të Tiranës, Fierit dhe Elbasanit, të cilat u hetuan ndarazi nga njëra-tjetra, edhe pse skema e funksionimit është thuajse e njëjta. Për dy të fundit, Gjykata e Posaçme GJKKO dha muaj më parë dënimet për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit, ndaj dy biznesmenëve të kompanive koncensionare, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, të shpallur në kërkim policor ndërkombëtar. Për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit u gjetën fajtorë edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie, Alqi Bllako. Në kërkim policor ndërkombëtar është edhe ish-zëvëndeskryeministri shqiptar Arben Ahmetaj, akuzuar për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë”, “fshehje pasurie” dhe “pastrim parash”. Në lidhje me inceneratorin e Elbasanit, rreth një vit më parë u arrestua në Vjenë për qëllime ekstradimi edhe Stela Gugallja, administratore e një prej kompanive koncensionare.
Hetimet vazhdojnë ende për inceneratorin e Tiranës, e cila rezulton të jetë llokma më e majme e të gjithë skemës korruptive. Edhe këtu kompanitë koncensionare janë nën pronësinë e Mërtirit dhe Zotos, ndërsa figurat më të larta politike, që janë marrë në pyetje deri tani nga prokurorët e SPAK, janë Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë si dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në deklaratën e tij të shkurtër pas daljes nga mjediset e Prokurorisë së Posaçme pak ditë më parë, Agaçi tha se “ishte thirrur si person që ka dijeni për inceneratorin e Tiranës dhe se të gjithë duhet të jenë në dispozicion të drejtësisë”. Ndërsa drejtuesi i bashkisë së Tiranës Veliaj, tha se “kishte shkuar në SPAK në cilësinë e bashkëpunëtorit dhe se kishte dhënë të gjitha sqarimet e duhura në lidhje me çështjen”.
“Deri më sot, flasim për 75-80 milionë euro që kanë qenë pagesat e inceneratorit të Tiranës dhe rreth 60 milionë euro janë pagesat e dherave, e cila është një marrëveshje bashkëngjitur inceneratorit të Tiranës por aq korruptive sa vetë inceneratori i Tiranës. Rreth 30 milionë euro ka kushtuar inceneratori i Fierit, dhe rreth 25 milionë euro ka kushtuar inceneratori i Elbasanit, i cili nuk punon. Të gjitha në total shkojnë në 195-200 milionë euro dëm, nëqoftëse llogarisim dhe buxhetin e këtij viti. Pse konsiderohet si dëm, është sepse ne sot praktikisht duhet të kishim tre inceneratorë të cilët digjnin plehra, por në fakt nuk kemi asnjë incinerator” – analizon Soko.
Përveç dëmit gjigant financiar, duket se inceneratorët kanë shkaktuar edhe një dëm të madh mjedisor. “Rreth 85% e mbeturinave që ne po grumbullojmë sot, groposen. Kjo groposje ka pasoja mjedisore, nga momenti i groposjes dhe deri 25-30 vite minimum, kanë nevojë për një kontroll shumë strikt, sepse ka shumë ndotje të ujërave nëntokësorë, nga shtypjet dhe ujërat e zeza që dalin nga landfilli dhe njëkohësisht edhe ndotja e gazit metan, që është ndër gazet më të rrezikshëm për efektet serë. Është edhe gaz toksik por edhe gaz shpërthyes, që mund të krijojë shumë probleme” – thotë inxhinieri i mjedisit, Baumann. Sipas tij, Shqipëria gjendet tashmë në një katastrofë ekologjike dhe nëse nuk do të bëhet një menaxhim i duhur i mbetjeve, “kriza do të vazhdojë pafundësisht”.
Deutsche Welle iu drejtua me një kërkesë për koment Kryeministrisë, për të marrë përgjigje mbi ndryshimin e strategjisë për menaxhimin e mbetjeve si dhe marrjen në pyetje nga SPAK të Sekretarit të Përgjithshëm, Agaçi. Burime zyrtare pranë këtij institucioni, duke cituar ligjin 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, bënë me dije se “ky ligj rregullon të drejtën e njohjes me informacionin që prodhohet ose mbahet nga autoritetet publike, por nuk sanksionon detyrim të autoritetit publik për të përgatitur analiza, komente, për t’ju përgjigjur pyetjeve”.
DW iu drejtua me një kërkesë për koment edhe Bashkisë së Tiranës, për të marrë përgjigje mbi mosfunksionimin e inceneratorit të Tiranës dhe thirrjes në SPAK të kryebashkiakut Veliaj. Kërkesa jonë për koment nuk mori përgjigje deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi./DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38