Flash News

E-TJERA

Dy aksidente brenda pak orësh, një viktimë në Kukës, një tjetër në Fier

Dy aksidente brenda pak orësh, një viktimë në Kukës,

Një aksident në autostradën Morinë-Milot, ku një person ka humbur jetën.

Shtetasi E. M., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurat në rrugë.

Nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, dhe është dëmtuar pasagjeri, shtetasi S. H., banues në Kukës, i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Një tjetër aksident është shënuar në aksin Fier-Seman. Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal. Për pasojë ka humbur jetën një person.

Në vendngjarje ka shkuar policia, që po kryen ekspertizën për të zbardhur detajet dhe shkaqet e këtij aksidenti.

Të fundit