Flash News

E-TJERA

Dy avionë të Luftës së Dytë Botërore përplasen në ajër teksa jepnin një shfaqje

Dy avionë të Luftës së Dytë Botërore

Dy avionë të vjetër të epokës së Luftës së Dytë Botërore janë përplasur dhe janë rrëzuar në një shfaqje ajrore në shtetin amerikan të Teksasit, duke lënë të paktën dy persona të vrarë.

Dy avionë të Luftës së Dytë Botërore

Pamjet tregojnë avionët duke u përplasur me njëri-tjetrin në një lartësi të ulët, ndërsa njëri prej avionëve thyhet në gjysmë. Teksa godasin tokën, avionët shpërthejnë në flakë.

Dy avionë të Luftës së Dytë Botërore

Avionët - një prej tyre një Boeing B-17 Flying Fortress - po merrnin pjesë në një shfaqje ajrore përkujtimore pranë Dallasit. Nuk është ende e qartë se sa persona ishin brenda avionëve.

Dy avionë të Luftës së Dytë Botërore

Shoqata e Pilotëve Aleatë, që përfaqëson pilotët e American Airlines, tha se Terry Barker dhe Len Root, dy nga ish-anëtarët e saj, ishin në mesin e njerëzve që vdiqën në përplasje.

Të fundit