Flash News

E-TJERA

Garbiel Escobar nesër në Tiranë, zbardhet axhenda: Takim me Bashën, darkë me Ramën

Garbiel Escobar nesër në Tiranë, zbardhet axhenda: Takim me

Nesër (të enjten) pritet të vizitojë Tiranën i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Garbiel Escobar.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, në axhendën e Escobar janë parashikuar disa takime.

Sipas A2 CNN, fillimisht, Escobar pritet të takohet me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në orën 11, më rreth orës 15:00, do të ketë një takim me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, ndërsa në orën 19:00, do të zhvillojë edhe një takim me kryeministrin Edi Rama, pa praninë e mediave.

Që prej marrjes së këtij posti, Escobar si një njohës i mirë i realitetit në Ballkan, zhvilloi vizitat e tij të para në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Mal të Zi.  

Të fundit