Flash News

E-TJERA

Dy emrat që u kualifikuan në garën për drejtimin e ILDKPI-së, tërhiqet kandidati socialist

Dy emrat që u kualifikuan në garën për drejtimin e
Foto Ilustruese

Komisioni i Ligjeve ka kualifikuar Evgjeni Basharin dhe Helena Papën si dy kandidatet që do vazhdojnë garën për drejtimin në 7 vitet e ardhshme të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.

Nga 5 emrat që janë shqyrtuar sot, vetëm dy prej tyre janë kualifikuar për në fazën tjetër, atë të votimit në Kuvend. ILDKPI është drejtuar nga Shkëlqim Ganaj, mandati i të cilit përfundon. Anëtarët e Komisionit kanë skualifikuar nga gara Dhimitrula Spiron, Evis Ficon dhe Lefterie Luzin.


Ndërkohë, kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, ka bërë me dije se nga gara është tërhequr me kërkesë të tij socialisti Eridian Salianji. Po ashtu, pretendenti tjetër për këtë post, Sali Shehu, ka paraqitur me vonesë dokumentacionin dhe për pasojë nuk mund të konkurojë për postin e kreut të ILDKPI.

Të fundit