Flash News

E-TJERA

Dy atentate në dy ditë, Meta: Revanshi i krimit kërkon masa të menjëhershme, të ndalohen sa më parë autorët

Dy atentate në dy ditë, Meta: Revanshi i krimit kërkon masa

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas dy atentateve mafioze të mirëorganizuara të ndodhura këtë javë në Vlorë dhe Elbasan ku mbetën viktimë Bledar Birçaj dhe Everest Çaka, duke tronditur opinionin publik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit bën thirrje për marrjen e masave të menjëhershme nga të gjitha institucionet, ndërsa shton se duhen ndaluar sa më parë autorët.

"Revanshi i krimit në qytetet kryesore të vendit kërkon masa të menjëhershme reaguese dhe parandaluese, nga të gjitha institucionet e ngarkuara me ligj për mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë publike.
Autorët e këtyre krimeve duhet të ndalohen sa më parë dhe aktet kriminale të konsumuara në zemër të qyteteve tona, që po tronditin rëndë opinionin, duhen të zbardhen menjëherë nga drejtësia dhe duhet të marrin dënimin më të rreptë ligjor." shkruan Meta.

Të fundit