Flash News

E-TJERA

Dy fëmijë 4 dhe 2 vjeç përfundojnë në spital, denoncojnë prindërit: U dëmtuan në çerdhe dhe kopsht në Tiranë

Dy fëmijë 4 dhe 2 vjeç përfundojnë në spital,

Të tjera denoncime janë bërë publike për dhunën ndaj fëmijëve në çerdhe dhe në kopshte.

Sipas policisë, prindërit kanë denoncuar rastin e një 4-vjeçari i cili është dëmtuar duke luajtur me një bashkëmoshatar, në një kopsht në rrugën “Peti” në Tiranë, ndërsa një rast tjetër është i një të miture 2-vjeçare, e dëmtuar në pjesën e krahut, e cila frekuenton një çerdhe në rrugën “Dalip Zavalani”.

“Më datë 10.11.2023, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore një i mitur 4 vjeç, i cili sipas deklarimeve të prindërve, është dëmtuar duke luajtuar me një bashkëmoshatar, në një kopsht në rrugën “Peti”.

Më datë 10.11.2023, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore një e mitur 2-vjeçare, e dëmtuar në pjesën e krahut, e cila frekuenton një çerdhe në rrugën “Dalip Zavalani”.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar DVR-në me pamjet filmike të çerdhes që frekuenton e mitura, për veprime të mëtejshme procedurale, dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vlerësim.”, thuhet në njoftim.

Të fundit