Flash News

E-TJERA

Dy humbje jete brenda ditës në Tiranë, arrest kardiak dhe mbytje gjatë ngrënies

Dy humbje jete brenda ditës në Tiranë, arrest kardiak dhe mbytje

Dy persona kanë humbur jetën gjatë ditës së sotme në Tiranë, në dy ngjarje të ndara dhe për shkaqe të ndryshme.

Sipas njoftimit të Policisë, shtetasi E. B., 45 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë drejtimit të automjetit në autostradën “Tiranë–Durrës”, çka ka sjellë humbjen e menjëhershme të jetës.

Ndërkohë, një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në një lokal në rrugën “Xhanfize Keko”, ku shtetasja G. D., 53 vjeçe, ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes gjatë konsumimit të ushqimit.

Autoritetet po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale për të sqaruar plotësisht rrethanat e të dyja rasteve.

Të fundit