Flash News

E-TJERA

Dy humbje jete dhe 222 qytetarë të infektuar nga Covid-19

Dy humbje jete dhe 222 qytetarë të infektuar nga Covid-19

Dy persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë, raporton ministria e Shëndetësisë.

Sipas MSh, nuk e kanë fituar betejën me viruesin një qytetare nga Ballshi 40 vjeç dhe një qytetar nga Librazhdi 65 vjeç.

Po ashtu, nga 1,928 testime, kanë rezultuar 222 qytetarë të infektuar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 142 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:  Janë kryer 1,928 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 222 qytetarë, në këto bashki: 130 në Tiranë, 14 në Fier, 10 në Elbasan,  8 në Gjirokastër, Berat, 7 në Lushnje, Vlorë, 4 në Mirditë, 3 në Durrës, Mallakastër, Sarandë, Përmet, 2 në Lezhë, Kavajë, Selenicë, Tepelenë, 1 në Shkodër, Kukës, Kurbin, Kamëz, Rrogozhinë, Dibër, Mat, Rroskovec, Patos, Delvinë, Kolonjë, Kuçovë, Skrapar, Gramsh.

Janë 5,709 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 142 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Një qytetare nga Ballshi 40 vjeç dhe një qytetar nga Librazhdi 65 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 493 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 194,026 që nga fillimi i epidemisë”, njofton MSh.

Të fundit