Flash News

E-TJERA

Dy humbje jete nga Covid-19, 300 qytetarë të infektuar

Dy humbje jete nga Covid-19, 300 qytetarë të infektuar

Dy persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit, raporton Ministria e Shëndetësisë.

Po ashtu, janë kryer 2,419 testime, nga të cilat kanë rezultuar 300 qytetarë të infektuar. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 91 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.

“Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2,419 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 300 qytetarë, në këto bashki: 117 në Tiranë, 16 në Durrës, 13 në Lushnje, Berat, 12 në Sarandë, 11 në Fier, Vlorë, 10 në Shkodër, 9 në Gjirokastër, Elbasan, 6 në Kurbin, Mallakastër, Konispol, 4 në Kuçovë, 3 në Lezhë, Vorë, Kavajë, Tepelenë, Skrapar, Gramsh, 2 në Mirditë, Krujë, Kamëz, Dibër, Mat, Divjakë, Delvinë, Përmet, Maliq, Devoll, Kolonjë, Belsh, 1 në Vau Dejës, Pukë, Fushë Arrëz, Kukës, Toropjë, Shijak, Rroskovec, Patos, Selenicë, Himarë, Këlcyrë, Memaliaj, Korçë, Poliçan, Prrenjas.

Janë 6,170 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 91 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Tirana 71 vjeç, një qyetar nga Durrësi 85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 934 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 259,999 që nga fillimi i epidemisë”, njofton ministria.

Të fundit