Flash News

E-TJERA

Dy humbje jete nga Covid-19/ Bien infeksionet, por mbetet i lartë numri i rasteve aktive

Dy humbje jete nga Covid-19/ Bien infeksionet, por mbetet i lartë numri i

Dy persona, një 47-vjeçar nga Tirana dhe një i moshuar nga Kavaja kanë humbur jetën nga koronavirusi. Këhstu bën me dije ministria e Shëndetësisë, ndërsa shton se numri i rasteve të reja ka pësuar një rënie të lehtë krahësuar me një ditë më parë.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv 309 qytetarë, nga mbi 2.7 mijë testime të kryera. Tirana dhe Fieri janë bashkitë me numrin më të lartë të rasteve ditore me Covid-19.

Gjithashtu janë shëruar 386 qytetarë, ndërsa numri i rasteve aktive mbetet i lartë, 5.554. Aktualisht në spitalet covid po marrin trajtim 145 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

Statistikat:

Raste të reja ditore  309

Të shëruar në 24 orë  386

Të shtruar në spitale 145

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 2,706

Testime totale  1,419,120

Raste pozitive 203,524

Raste të shëruara 194,838

Raste Aktive 5,554

Humbje jete 3,132

Të fundit