Flash News

E-TJERA

Dy humbje jete nga Covid-19, rritet ndjeshëm numri i të infektuarve

Dy humbje jete nga Covid-19, rritet ndjeshëm numri i të infektuarve

Dy persona, përkatësisht një qytetar nga Elbasani 33 vjeç dhe një tjetër nga Vlora 73 vjeç kanë humbr jetën nga Covid-19 në vend.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 5,166 testime, kanë rezultuar 801 qytetarë të infektuar. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 113 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.

“Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 5,166 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 801 qytetarë, në këto bashki: 436 në Tiranë, 37 në Durrës, 30 në Sarandë, Elbasan, 29 në Vlorë, 24 në Fier, 20 në Lushnje, 19 në Shkodër, 17 në Lezhë, Gjirokastër, 10 në Peqin, Gramsh, 9 në Kamëz, Mallakastër, Kuçovë, 8 në Patos, 7 në Berat, 5 në Kavajë, Klos, Përmet, Tepelenë, 4 në Kurbin, Dibër, Divjakë, Dimal, 3 në Pukë, Kukës, Vorë, Memaliaj, Korçë, Pogradec, 2 në Tropojë, Krujë, Mat, Delvinë, Konispol,  Skrapar, Librazhd, Prrenjas, 1 në Malësi e Madhe, Has, Mirditë, Bulqizë, Selenicë, Dropull, Poliçan, Këlcyrë, Cërrik.

Janë 7,049 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 113 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2

pozitiv: një qytetar nga Elbasani 33 vjeç, një qytetar nga Vlora 73 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 351 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,748 që nga fillimi i epidemisë”, njofton ministria.

Të fundit