Flash News

E-TJERA

Dy humbje jete nga Covid-19, rritet numri i infeksioneve gjatë 24 orëve të fundit

Dy humbje jete nga Covid-19, rritet numri i infeksioneve gjatë 24

Dy qytetarë kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundiit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se numri i infeksioneve ka regjistruar rritje krahësuar me një ditë më parë.

Nga 3,435 testime të kryera, 321 qytetarë kanë rezultuar të infektuar. Tirana ka numrin më të lartë të rasteve të reja dhe ndiqet nga Durrësi, Fieri dhe Gjirokastra.

MSH bën me dije se janë shëruar 300 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 199,133 që nga fillimi i epidemisë. Ndërkohë janë 5,220 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Sa i përket situatës në spitale, bëhet me dije se po marrin trajtim 122 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.

Statistika (25 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 321

Të shëruar në 24 orë 300

Të shtruar në spitale 122

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 3,435

Testime totale 1,459,507

Raste pozitive 207,542

Raste të shëruara 199,133

Raste Aktive 5,220

Humbje jete 3,189

Të fundit