Flash News

E-TJERA

Dy infermiere pozitive me COVID-19, mbyllet Qendra Shëndetësore në Berat

Dy infermiere pozitive me COVID-19, mbyllet Qendra Shëndetësore

Qendra Shëndetësore nr.1 në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat është mbyllur pas infektimit me COVID-19 të dy infermiereve.

Infermieret e kësaj qendre nuk kanë pasur asnjë kontakt pozitiv të afërt apo brenda familjes dhe dyshohet se mund të jenë infektuar në punë, nga ndonjë pacient që mund të ketë qenë asimtomatik.

Pas këtyre infektimeve të reja brenda kësaj qendre ,i gjithë personeli i mjekëve dhe infermierëve është karantinuar dhe do ti nënshtrohet tamponit.

Ndërkohë, burime brenda institucionit të DSHP-së Berat bëjnë me dije se problem ngelet vonesa në kthimin e përgjigjeve të tamponëve të kryer dhe aktualisht sot në Berat kanë mbërritur tamponët e kryer në dt. 24 Tetor.

Sipas këtyre burimeve, vonesat prej rreth 10 ditësh në mbërritjen e përgjigjeve të testimeve të kryera e bëjnë të pamundur edhe hetimin epidemiologjik të zinxhirit të kontakteve.

Të fundit