Flash News

E-TJERA

Dy javë në grevë urie, gratë naftëtare thirrje Ruçit: Lëreni Kodin Zgjedhor dhe diskutoni në Kuvend problemet tona

Dy javë në grevë urie, gratë naftëtare thirrje
Gratë naftëtare

Teksa ndodhen në ditën e 14-të të grevës së urisë, gratë naftëtare të Ballshit vijojnë të bëjnë rezistencë për plotësimin e kërkesave të tyre dhe marrjen e pagave.

Edhe pse në kushte jo të mira shëndetësore, ato shprehen se nuk dorëzohen dhe se nuk do të heqin dorë nga greva, deri në momentin që do marrin paratë që i kanë fituar me gjyq.

Sot ato i kanë bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Gramos Ruçit, që të lërë mënjanë çështjen e Kodit Zgjedhor dhe të diskutojnë në seancë për problemet e naftëtarëve.

"Ne po kërkojmë djersën tonë dhe jo lëmoshë. Kryeministri ta harrojë që dalim nga greva pa marrë lekët. Në datë 2 nëntor fillojnë shkollat e larta dhe nuk kemi me çfarë t’i dergojmë fëmijët, do t’i mbajmë në shtëpi. Duam zgjidhje sa më shpejte, por nuk dorëzohemi”, shprehet një nga gratë në grevë.

Ndërkohë mbrëmjen e kaluar disa naftëtarë nga Kuçova i janë bashkuar dhe janë solidarizuar me kolegët e Ballshit.

”Jemi në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, na dhemb zemra. Presim ilaçe nga fëmijët që kemi jashtë. Lini mënjanë Kodin Zgjedhor, diskutoni në seancë për naftëtarët dhe problemet e tyre. Nuk kemi marrë dot leje për tubim për shkak dhe të pandemisë, por greva dhe protesta vazhdojnë”, u shpreh një naftëtare.

Të fundit