Flash News

E-TJERA

“Dy javë piva përditë helmin tënd. Sot më dhe dozën e fundit”, aktorët bashkë në dhimbje për ndarjen nga jeta të Guljelm Radosë

“Dy javë piva përditë helmin tënd. Sot më dhe

Pas një beteje të ashpër me Covid 19, aktori i njohur dhe i dashur për gjithë shqiptarët Guljelm Radoja u nda nga jeta në spitalin Shefqet Ndroqi, në moshën 75-vjeçare.

Teksa i ka lënë në trishtim dhe dhimbje për humbjen e mikut dhe kolegut të tyre, aktorët të gjithë bashkë kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e Radosë.

“Pritja ta zbuska tronditjen, por jo pikëllimin. Dy javë piva përditë helmin tënd. Sot më dhe dozën e fundit. Ma helmove shpirtin, miku im i shtrenjtë Gulielm!”, shkruan miku i tij Katriot Çipi.

Reagimet e aktorëve për humbjen e mikut dhe profesorit të tyre:

Kastriot Çipi

Pritja ta zbuska tronditjen, por jo pikëllimin. Dy javë piva përditë helmin tënd. Sot më dhe dozën e fundit.

Ma helmove shpirtin, miku im i shtrenjtë Gulielm!

Ta fal këtë "gabim", sepse asgjë nuk mund të zbehë sadopak dashurinë dhe miqësinë, që me dhurove në 28 vitet e njohjes sonë.

Por më ke lënë një zbrazëti, që nuk do të ma mbushë askush e asgjë.

Artistë të mëdhenj ky vend ka nxjerrë e, ndoshta, do të nxjerrë prapë. Por njerëzit si ti i ka gjithmonë e më të rrallë.

E prandaj unë sot nuk qaj për ty qi ke dek, por për na qi kena mbet'...

Elma Doresi

Lajm i trishte i ketij mengjesi!

Ngushellimet e mija familjes, miqve, kolegeve dhe publikut.

Qiellit sot ju shtua nje tjeter yll, e ndersa toka sapo e humbi!

Julian Deda

Profe, do ruaj ne memorjen time momentet fantastike nga koha kur me jepje mesim ne Akademine e Arteve. Çdo ore mesimi, e filloje me ndonje batute, ndonje histori per te qeshur apo me MÇB-ne tende te famshme dhe kete e beje me vetdije te plote per te na çliruar nga emocionet dhe presioni i provimeve. Ishe i mire shume Lemo. Faleminderit per kontributin tend, do ngelesh gjithmone ne maje te zinxhirit artistik shqiptar.

Lamtumire Prof. Guljelm Radoja. Prehu ne paqe artist.

Egla Ceno

Sot iku Guljem Radoja, artist dhe njeri i rrallë. Kur ikën një artist vdekja pasurohet, jeta varfërohet. Lamtumirë mik, profesor, artist.

Gentian Zenelaj

Kush vdes në këmbë???

Burrat si ty miku im.

Më trishtove shumë Profesor i dashur .

Qofsh i parajsës Gulielm Radoja

Drilon Hoxha

Te punoje me ty ishte nje privilegj shume i madh per mua! Mesova shume nga arti yt! U prehsh ne paqe profesor   #guljelmradoja



 

 

 

 

 

 

 

Të fundit