Flash News

E-TJERA

Dy kalimtarë u plagosën pas rënies së skelës së pallatit, policia shoqëron inxhinierin dhe dy punëtorë

Dy kalimtarë u plagosën pas rënies së skelës së

Dy kalimtarë, babë e bijë, mbetën të plagosur, pasi skela e një pallati në ndërtim në Tiranë u rrëzua.

Dy të plagosurit, . L., rreth 70 vjeç, dhe I. Sh., rreth 45 vjeçe, janë dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor. Policia njofton se pas ngjarjes, janë shoqëruar inxhinieri i pallatit dhe dy punëtorë.         

“Më datë 22.01.2024, rreth orës 10:10, në bulevardin “Gjergj Fishta”, janë rrëzuar skelat e nje pallati në ndërtim e sipër, dhe si pasojë janë dëmtuar 2 shtetas (kalimtarë) H. L., rreth 70 vjeç, dhe I. Sh., rreth 45 vjeçe.

Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar inxhinieri i pallatit, shtetasi K. S., dhe punëtorët N. S., dhe A. P., për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Të fundit