Flash News

E-TJERA

Dy makina dhe një motor përplasen në aksin rrugor "Strum-Roskovec", humb jetën 33-vjeçari

Dy makina dhe një motor përplasen në aksin rrugor
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi u regjistrua në aksin rrugor "Strum-Roskovec", pasditen e sotme.

Sipas njoftimit zyrtar nga policia, dy makina dhe një motor u përplasën me njëra-tjetrën dhe si shkak humbi jetën drejtuesi i motorit 33 vjeç.

“Rreth orës 17:20, në aksin rrugor "Strum-Roskovec", automjeti me drejtues shtetasin F. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. C., dhe me motomjetin me drejtues shtetasin K. H., 33 vjeç, banues në Strum.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit