Flash News

E-TJERA

Dy makina përplasen me kamionin në aksin Elbasan-Peqin, një i plagosur

Dy makina përplasen me kamionin në aksin Elbasan-Peqin, një i

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Peqin, ku dy makina janë përplasur me një kamion. 

Si pasojë, nga aksidenti ka mbetur një person i lënduar .

'Në aksin rrugor "Elbasan-Peqin", janë përplasur automjeti tip "Audi" me drejtues shtetasin L. H., kamioni me drejtues shtetasin A. K., dhe automjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin E. P..

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i automjetit tip "Benz", shtetasi E. P., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.', thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit