Flash News

E-TJERA

Dy ministrat sherr në paradhomën e Ramës? Ulsi Manja shmang ‘grushtin’

Dy ministrat sherr në paradhomën e Ramës? Ulsi Manja shmang

Një përplasje e ashpër mendohet se ka tronditur zyrat e Kryeministrisë, ku në hollin (para dhomën) që të çon drejt zyrës së kryeministrit Edi Rama ka shpërthyer një sherr mes ministrit të Financave, Petrit Malaj dhe ministrit të Jashtëm, Igli Hasani, shkruan media online Sot.

Situata është përshkallëzuar, shkruan media, me Malajn që ka ngritur tonet dhe është afruar në mënyrë kërcënuese ndaj Hasanit.

Në momentet tensionuese, Malaj thuhet se ka tentuar ta godasë me grusht Hasanin, ndërsa të pranishmit kanë mbetur të shtangur. Por në këtë moment, ka ndërhyrë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili arriti të shmangte përplasjen fizike. 

Pas ndërhyrjes së ministrit Manja, shkruan Sot në holl është paraqitur edhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e alarmuar nga zhurma.

Balluku supozohet se  e ka detyruar Malajn t’i kërkojë ndjesë publike kolegut të tij Hasani, gjë që ai e ka bërë me shumë përtesë dhe nervozizëm.

“Kjo nuk është kafene e lagjes! Kjo është qeveria e një shteti!”, mësohet të ketë thënë Balluku.

Ende nuk dihet nëse situata ka ndodhur vërtet pasi zyrtarisht, Kryeministria nuk ka bërë ende asnjë deklaratë për këtë incident.

 

Të fundit